• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në Britaninë e Madhe do të mbahen zgjedhjet evropiane, një parti e re pro-BE në skenë

by Aalison Pearse Stevens
23/05/2019 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhje europiane në Britaninë e Madhe nuk do të zhvilloheshin nëse BE dhe Britania e Madhe do të kishin rënë dakord për Brexit.

Tani  është kthyer Nigel Farage, që luftoi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Ai brohoritet si të ishte yll në Uells. Mesazhi i tij: Theresa May e ka tradhtuar vendin, në neogociatat për daljen e Britanisë nga BE ajo i ka pranuar pa kushte të gjitha kërkesat e Brukselit.”Nuk është marrëveshja e saj. Ky dokument është hartuar nga zoti Barnier, dhe Angela Merkeli i rrinte pas krahëve”, deklaron Farage.

Nigel Farage mendon se Britania nuk ka nevojë fare për një marrëveshje me Brukselin. Kryesorja, dalja nga BE. Që kjo ndoshta kushton vende pune, këtë ai nuk e përmend fare. Për më tej: Nigel Farage-t mendon se nuk ka fare shanse që qeveria e May-t ta zbatojë me të vërtetë Brexitin. Ai thotë se britanikët duhet “të luftojnë për të përsëri”. Dhe zotohet në emër të tyre se ata do ta bëjnë këtë.

“Votimi i Brexitit ka ndryshuar gjithçka, gjërat nuk do të jenë përsëri si ishin”, konkludon Farage.

Në Peterborough në jug të Anglisë, janë mbi një mijë vetë që vijnë për të parë partinë e re. “Qeveria është mashtruese, na kanë tradhtuar”, thonë disa nga turma. “Ne jemi shumë të zemëruar, e ndiejmë veten të injoruar, demokracinë e shkelin me këmbë”, thonë të tjerë.

Mbi njëqind mijë anëtarë, thotë ajo, kanë hyrë në partinë e saj brenda vetëm pak javësh. Dhe Mbretëria e Bashkuar vetëm mund të ëndërrojë për vërshime të tilla. Në qytetin jugor të Britanisë së madh Bath, është Rachel Johnson, që është sot në qendër të vëmendjes. Një e re në politikë, me të vetmin qëllim kryesor: ndalimin e Farage-t. Ajo thotë se britanikët duhet ta ndalojnë Farage-n të marrë timonin.

Ai nuk ka vlera, është gënjeshtar, është i interesuar vetëm të zbresë në Doëning Street. Ai do ta zhysë vendin tonë në humnerë”, paralajmëron Johnson.

Change UK ka kundërshtar të qartë

Partia e re pro-evropiane Change UK ka një kundërshtar të qartë: Partinë e Brexit-it të Nigel Farage. Por partitë proevropiane nuk flasin me një zë. Dhe ky mund të jetë njëri nga shkaqet se pse partia e Brexit-it është shumë më e suksesshme. Në Bath, mjaftojnë katër rreshta karrigesh për të akomoduar të gjithë të interesuarit. Shumë nga ata që kanë shkuar janë të zhgënjyer nga partitë tradicionale. Njëri nga të pranishmit thotë se ka shkuar në takim nga kurioziteti.

“Doja të shihja se çfarë mund të më ofronte një parti e re dhe e freskët. Dhe jam shumë i impresionuar nga pasioni i saj”, thotë një pjesëmarrës. Ndërsa një pjesëmarrës tjetër është i interesuar për përsëritjen e referendumit. “Unë jam evropian i pasionuar”, pranon ai. “Partia Change UK (Ndrysho Britaninë e Madhe) është një nga partitë e pakta që po angazhohet për një referendum të dytë”. Pavarësisht suksesit të këtyre partive, një gjë duket e sigurt: në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, partitë kryesore do të ndëshkohen.

Next Post
Operacioni “Shënjestra”/ Kapen kokainë dhe heroinë në Fier, në pranga 3 familjarë (video)

Operacioni “Shënjestra”/ Kapen kokainë dhe heroinë në Fier, në pranga 3 familjarë (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In