• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në botë janë rreth 300 milionë njerëz që s’e dinë se janë me hepatit

by Java News
27/07/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 325 miliona në botë që kanë virusin e hepatitit B ose C, 300 milionë nuk janë në dijeni se bartin këto viruse, ndërsa miliona njerëz në botë përballen me rrezik nga sëmundje kronike të mëlçisë dhe nga kanceri si pasojë e viruseve të hepatitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shënon 28 korrikun si “Dita Botërore e Hepatitit” për të ngritur vetëdijen në mbarë botën kundër virusëve të hepatitit që kërcënojnë shëndetin e njerëzve dhe janë shndërruar në problem global shëndetësor.

Virusët e hepatitit janë pesë, edhe atë hepatiti A (HAV), hepatiti B (HBV), hepatiti C (HCV), hepatiti D (HDV) dhe hepatiti E (HEV), por më së shumti vdekje shkaktojnë virusët HBV dhe HCV.

Sipas “Raportit Botëror të Hepatitit për Vitin 2017” të publikuar vitin e kaluar nga OBSH, supozohet se në botë 325 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral. Shumica e këtyre njerëzve nuk ka qasje në analiza ose trajtime për të shpëtuar jetën.

Ndërkohë, të dhënat e Asociacionit Botëror të Hepatitit (ËHA) tregojnë se 300 milionë prej këtyre njerëzve nuk janë në dijeni se bartin virusët HBV dhe HCV që çojnë deri te “hepatitët viralë” që shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve. Kjo shifër përkon me 9 nga dhjetë njerëz me hepatit viral.

Në vitin 2015, 1,34 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e virusëve të hepatitit. Miliona njerëz mund të shpëtojnë nga sëmundja nëse trajtohen. Eskpertët tërheqin vëmendjen se miliona njerëz në botë që vuajnë nga virusi mund të shpëtojnë nëse gjejnë mundësi për trajtim. Hepatiti B, C dhe D mund të shkaktojnë sëmundje kronike të mëlçisë. Sipas të dhënave të OBSH-së, 6,2 e popullsisë në rajonin e Paqësorit Perëndimor apo 115 milionë persona dhe 6,1 për qind apo 60 milionë persona në Afrikë supozohet të jenë të infektuar me HBV.

Po ashtu, hepatiti B, i cili ka tiparin e të shndërruarit në sëmundje kronike, mund të shkaktojë cerozë ose kancer në mëlçi. Vaksinimi llogaritet si mënyra më e mirë për mbrojtje nga hepatiti B, i cili mund të jetë vdekjeprurës. Ndërkaq, virusi HCV më shumë është i përhapur në rajonin e Mesdheut Lindor me 2,3 për qind ose 15 milionë persona dhe në Evropë me 1,5 për qind ose 14 milionë persona. Hepatiti C është lloj infektimi që fillon me simptome si lodhja dhe dobësimi dhe që prek mëlçinë e zezë, nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë cerozën dhe kancerin e mëlçisë.

Hepatiti D, i cili është virus defektiv, nuk përbën infektim në vete dhe për t’u prodhuar ka nevojë për virusin e hepatitit B. Rrjedhimisht, virusi i hepatitit D shkakton hepatit vetëm te personat që janë të infektuar me hepatitin B.

Ndërkohë, hepatiti E i cili shfaq tipare të nëjta me virusin e heptatit A për sa i përket rrugëve të infektimit dhe gjetjeve klinike, mund të vërehet edhe të kafshët e egra dhe ato shtëpiake. Hepatiti E rezulton 20-25 për qind me vdekje te gratë shtatëzëna nëse ato infektohen në tre muajt e fundit. Vaksinimi luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kjo sëmundje.

Në kuadër të Strategjisë së Sektorit Global Shëndetësor të OBSH-së në lidhje me hepatitin viral, deri në vitin 2030 synohet testimi i 90 për qind të rasteve të HBV-së dhe HCV-së dhe trajtimi i 80 për qind prej tyre.

 

Vaksinimi, rruga më efikase e mbrojtjes

Infektimi me hepatitin B dhe C ndodh përmes rrugëve të ndryshme, siç janë transfuzioni i gjakut të pakontrolluar, ndarja e injektorëve të përdorur, përdorimi i përbashkët i briskut të rrojes dhe brushës së dhëmbëve, tatuazhet dhe shpimet në kushte të pashëndetshme, marrëdhëniet seksuale të pasigurta dhe kalimi nga nëna te foshnja gjatë lindjes.

Vaksinimi është mënyra më efikase për mbrojtje nga hepatiti A dhe B, ndërsa ende nuk ekziston ndonjë vaksinë për hepatitin C. Po ashtu, rëndësi të madhe kanë edhe masat parandaluese dhe sensibilizimi rreth infektimit me virusin, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
“Është momenti i Shqipërisë”, Hahn: Ja kur duam t’ju kemi në familjen europiane

VIDEO/ Hahn: Vettingu, çelësi që hapi negociatat me Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In