Ilir Meta është “arratisur” nga Tirana me destinacion pikën turistike të Bogovës.
Kërkon pak relaks pas luftës disa vjeçare për “dëbimin” e Ardian Dvoranit nga Këshilli i Emërimeve në drejtësi.
Ndërkohë që pret me “qetësi dhe dashuri” miratimin nga grupi parlamentar i PS të kandidaturës së kreut të KLSH, Arben Shehu.
“Bogova është shumë e bukur” shkruan Meta në rrjetin social, duke e shoqëruar dhe me një foto nga kjo zonë turistike.
Bogova është një pikë turistike, e cila shtrihet mes maleve. Pasi shkëputesh nga rruga nacionale Berat – Poliçan, lë në të djathtë rrënojat e ish-Kombinatit Ushtarak të Poliçanit, hynë në grykat madhështore të maleve, sigurisht që, diku përpara ndodhet një bukuri e rrallë, që quhet Bogovë.
Ajo është vendosur në të djathtë të lumit Osum dhe malit të Tomorrit. Bogova ndodhet poshtë prehrit të malit të Tomorrit.
Kjo zonë turistike që shpesh i ngjan një vendi të shenjtë, ku vizitorët e shumtë nga të gjitha trevat celebrojnë festat e datëlindjeve dhe dasmat. Bogova është vendpushimi, në të cilën gjenden burime ujore malore që derdhen në lumin Osum të rrethuar nga një masiv pemësh.
Është peizazh karakteristikë, ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore në shtratin e lumit, rrepet, pishat etj..
Në qendër të pikës turistike të Bogovës, ndodhen rrepet e grykës, objekt që funksionon si pikë turistike.
Uji i ftohtë, mishi i qengjit në hell, shoqërohet me rakinë e famshme të Skraparit, ndërsa mikpritja dhe bujaria e këtyre njerëzve ka bërë që ky vend të thith shumë turistë vendas dhe të huajë.
Peizazhi i Bogovës ka vlera mjedisore të pa zëvendësueshme, tepër shplodhëse për vizitorët e shumë që marrin rrugën për të kaluar një kohë sado të pakët me bukuritë e natyrës. Banorët e kësaj zone njihen për bujarin e tyre.
g.kosovari
Kudo që shkel këmba e Ilir Metës, privatizohet nga Monika Meta – Kryemadhi.
Llogarit tani, se sa prona ka blerë ky latifondist modern.