Në Bari të Italisë një rrugë me emrin “Albania” (Fotot)
U inaugurua sot në ambientet e panairit “Fiera del Levante” të Barit në praninë e kryeministrit Edi Rama, një rrugë dedikuar Shqipërisë. Rruga “Albania” është një shenjë miqësie e përheshme që lidh qytetin e Barit me Shqipërinë
Të pranishëm në këtë ceremoni inagurimi ishin dhe Presidenti i Fiera del Levantes Ugo Patroni Griffi, Presidenti i rajonit të Pulias Michele Emiliano e kryetari i Bashkisë së qytetit të Barit Antonio Decaro.















