Monika Kryemadhi, zv/kryetarja e LSI-së, ishte e ftuar në emisionin ‘Të pa ekspozuarit’ dhe ndër të tjera ka thënë se:
“Të gjithë emërimet që janë bërë në arsim përmes portaleve janë të paligjshme”, tha ajo.
Por Kryemadhi nuk i la me kaq akuzat kundër arsimit dhe politikave jo në përputhje me ligjin që zbatohen për emërimet në atë sektor, duke shtuar se ‘tani do të bëjnë të ligjshme atë proces që për katër vite ka qenë i paligjshëm.’
“Po shkatërrojmë shkollat e mesme, kemi shkatërruar universitetet me ligjin për arsimin e lartë.
E di se çka ndodhur?
Në banjot e drejtorive arsimore janë gjetur deri në 150 mijë euro, pyesni Sajmir Tahirin se tani është më i qetë dhe mbase flet.
Kontrolloni drejtorët e drejtorive arsimore dhe shikoni si janë bërë emërimet”, është shprehur mbrëmë zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. /b.d