• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në banesën e viktimës Kasmi gjenden 3 kg kokainë dhe një armë me silenciator

by A R
30/01/2018 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenjat e një ngjarje të rëndë janë ende të dukshme në rrugën ku u vra me disa plumba Devi Kasmi. 41-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe për shkak të së kaluarës dhe aktivitetit të tij të dyshuar bënte lëvizje të kujdesshme dhe nuk dilte pa armë. Por mbrëmjen e djeshme atentatorët e kanë pritur para pallatit në rrugën “Petro Cali”, duke mos i lënë kohë të kundërvepronte.

Plot 9 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku gjurmët e gjakut nuk i ka fshirë dot nata e kaluar. Në qepenin e një dyqani janë ende gjurmët e plumbave, ndërsa edhe pas më shumë se 12 orësh zona e krimit vijon të jetë e siguruar si kurrë më parë. Por hetimi i policisë ka qenë i shpejtë dhe me sa duket ka dalë edhe emri i të dyshuarit të parë për vrasjen, që nuk është një emër i panjohur. Por pas ngjarjes policia ushtroi një kontroll në banesën e viktimës, në kërkim të sendeve të dyshuara dhe provave që mund të çonin në zbardhjen e vrasjes.

“BalkanWeb” raporton se gjatë kontrollit në banesë janë gjetur rreth 3 kg kokainë, 100 gram LCD si dhe një armë automatike me silenciator. Kjo është arma e tretë që dyshohet se mbante viktima, pasi dy të tjera iu gjetën pranë trupit.

Domart Konjari është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa në objektet pranë vendit të ngjarjes janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht ngjarjen që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar. Viktima Devi Kasmi ishte djali i një aktori të njohur, Bilbil Kasmi dhe nga një familje e njohur në Tiranë./a.m.

Next Post
Rrokada/Giroud te Chelsea, nëse Arsenali merr Aubameyangun

Rrokada/Giroud te Chelsea, nëse Arsenali merr Aubameyangun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In