• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në Ballkan qarkullojnë 1 miliard armë, DW: Rrezik për sigurinë dhe paqen në botë

by Java News
08/02/2020 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta përbëjnë rrezik për sigurinë dhe paqen në botë. Këshilli i Sigurimit të OKB thotë se mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë.

Çdo 15 minuta shkaktohet një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit. 1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta janë shpërndarë nëpër botë, që nga pushkët, pistoletat, automatikët. Këshilli i Sigurimit të OKB diskutoi këtë javë për kontrollin mbi to, një çështje me të cilën ka filluar vetë të merret shumë vonë, më 2007 për herë të parë, kur u pa që mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë. Kontrolli mbi armët e vogla nuk ka koniunkturë në shumë vende, që e shohin zotërimin e armëve të vogla si çështje personale.

Izumi Nakamitsu, përfaqësuesja e lartë e OKB për çështjet e çarmatimit, prezantoi raportin dyvjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili thotë se grumbullimi, transferimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe armatimeve të lehta vazhdon të ndezë, mbajë dhe zgjerojë konfliktet e armatosura. Armët e vogla dhe armatimet e lehta janë mjeti kryesor i konflikteve të armatosura dhe akteve të dhunës. Sipas Nakamitsus, “armët e vogla janë përdorur në 50 përqind të vrasjeve të dhunshme të kryera në botë nga viti 2010 deri më 2015”. Që nga Amerika në Afrikë, në Europën Jugore, asnjë vend nuk është imun nga sfidat që dalin prej qarkullimit ilegal të armëve të vogla. Ato mbeten armë që zgjidhen si të tilla në konfliktet midis shteteve, në terrorizëm, nga krimi i organizuar, në luftën e bandave.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm përmend planin strategjik të përpiluar më 2018, nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të gjetur deri më 2024 një zgjidhje të qëndrueshme në zotërimin ilegal, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla, armatimeve të lehta dhe municioneve të tyre. “Nëse zbatohet me efektivitet ai do të arrijë reduktim të dukshëm të rrymave ilegale të armëve të vogla dhe armëve ilegale”, thotë raporti. Sipas raportit plani merret me çështjet kritike si përgjigjet e legjislacionit, policisë, drejtësisë kriminale ndaj trafikimit të armëve të zjarrit, çështjeve të edukimit, grumbullimit, shkatërrimit fizik dhe inventarizimit. “Duke patur parasysh natyrën ndërkufitare të trafikimit ilegal të armëve, plani ka si synim të krijojë një kuadër për forcimin e bashkëpunimit rajonal,” thuhet në raport, ku shtohet se kjo nismë rajonale mund të përdoret si model për rajonet e tjera.

Armët e vogla në Ballkan

6 milionë armë të vogla kanë mbetur në qarkullim në Ballkan që nga koha e luftërave. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përpiluar tashmë planet kombëtare për të luftuar shitjen ilegale të armëve. Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas mblodhi në Berlin në fund të muajit janar kolegët nga vendet e Ballkanit perëndimor, për të parë deri ku është shkuar në planet për të luftuar trafikimin. 16 milionë euro janë dhënë për organizatat joqeveritare, programet e OKB si ai për zhvillim PNUD dhe OSBE-së. Gjermania ka ndihmuar në specializimin e 1500 oficerëve të policisë kufitare në Bosnjë Hercegovinë, në parandalimin e kontrobandës së armëve. Kjo pritet të bëhet edhe në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Damien Spleeters, zëvendësdrejtor i Conflict Armament Research, një organizate që ndjek gjurmët e armëve tha në Këshillin e Sigurimit se komuniteti ndërkombëtar kërkon të vendosë kontrollin mbi tregtinë konvencionale të armëve, në mënyrë që të zvogëlojë diversitetin e tyre. “Po mungesa e raporteve të detajuara e pengon këtë,” shtoi ai. Raportet nuk japin informacione për identifikimin e armëve dhe origjinën e prodhimit, duke i penguar kështu investigimet. Prandaj organizata e tij mbledh informacione “në fushën e betejës”. Më 2016 ekipi i tij gjeti në Irak armë që kishin përfunduar në duart e IS dhe ishin prodhuar vetëm dy muaj më parë në Europë. (dw)

Next Post
Palmer: Bashkëpunimi politik, kyç për integrimin dhe ndërtimin e shtetit ligjor

Palmer: Bashkëpunimi politik, kyç për integrimin dhe ndërtimin e shtetit ligjor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In