• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në arrestimin e Ilir Metës, nuk është gjëja më e rëndë, mënyra e arrestimit

by Mero Baze
21/10/2025 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Altin Dumani shprehu keqardhjen gjatë raportimit në Kuvend për mënyrën se si u arrestua Ilir Meta një vit më parë, duke ia lënë përgjegjësinë Policisë së Shtetit që kreu ekzekutimin.

E vërteta është se mënyra se si u arrestua bëri shumë zhurmë dhe ishte një skenë e shëmtuar, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja emocionale e Ilir Metës kishte muaj që ishte rënduar nga lajmet për arrestimin e mundshëm dhe paranojat për “tradhëtarët” në oborr të partisë dhe të shtëpisë. 

Nga ana e vet, politika nuk arriti të gjente dikë më profesionist që ta realizonte atë arrestim me dinjitet, dhe ende është e paqartë se kush e tepëroi më shumë në momentin e ndalimit – Ilir Meta apo polici. Për këtë duhej domosdoshmërisht një hetim serioz që mund ta kërkonte vetë Altin Dumani, ose të paktën Prokuroria e Tiranës. 

Por unë mendoj se në historinë e arrestimit të Ilir Metës, mënyra e arrestimit nuk është gjëja më e rëndë.  Ajo është vetëm një episod i shëmtuar. Gjëja më e rëndë është vetë urdhri për arrestimin e Ilir Metës – ish-President i Republikës, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. 

Nxitimi për ta arrestuar një vit përpara se të ngrihej akuza, dikë që në historinë e Shqipërisë ka mbajtur tre detyrat më të larta të shtetit si askush tjetër, mund të justifikohej vetëm nëse ai do të ishte kapur në flagrancë për tradhti kombëtare apo për ndonjë vrasje në kryerje e sipër.
Sado ta duam apo mos ta duam Ilir Metën si person, kemi detyrim shtetëror të ruajmë dinjitetin njerëzor të atyre që kanë qenë në krye të shtetit.

Skena e sotme në Paris me ish-presidentin Sarkozy tregon se si një vend mund të nderojë njëkohësisht drejtësinë dhe udhëheqësit e tij. 

Hetimi i stërzgjatur dhe përfundimi i dosjes, siç po duket, me akuza për abuzimet e bashkëshortes së tij me një kartë krediti të një kushëriri nga SHBA, për biznesin e të cilit ata paskan lobuar në Tiranë, është një masakër juridike.  Nuk jam kundër që të hetohet dhe të gjykohet për këtë vepër penale, por për këtë nuk mund të arrestohej kurrë një vit më parë, pa asnjë rrezik për drejtësinë dhe pa funksion publik. 

Ilir Meta është sot një qytetar i lirë, pa asnjë funksion shtetëror, përveç titullit formal të një partie që nuk ekziston realisht. Ai nuk përbënte asnjë rrezik për hetim apo gjykim në liri. 

Unë nuk hyj tek ata që e konsiderojnë Ilir Metën si njeri të pastër nga korrupsioni.
Si gazetar kam ngritur shumë dyshime për të, dhe disa prej shkrimeve të mia mund të jenë edhe pjesë e dosjes së hetimit.  Por dosja e tij e dërguar në gjykatë është, përtej çdo gjëje tjetër, një dëshmi e paaftësisë profesionale të prokurorëve të SPAK, të cilët – edhe në rastin e Ilir Metës – nuk janë në gjendje të kërkojnë e të gjejnë afera serioze korrupsioni, dhe përfundojnë në çështje që lidhen me pazaret e gruas së tij për një kartë krediti në SHBA. 

Kjo është një ngjarje shumë më e rëndë dhe më diskretituese për drejtësinë shqiptare se sa budallallëku i një polici në autostradë, apo vetpërmbajtja e munguar e Ilir Metës kur është përballur me urdhrin e ndalimit të lëshuar nga GJKKO dhe SPAK. 

Prandaj, nëse dikush duhet të shprehë keqardhje për ndalimin e Ilir Metës, duhet të shprehë keqardhje për arrestimin e tij të panevojshëm, të pamotivuar dhe të pabazuar juridikisht.
Por mbi të gjitha, për frikën e gjykatave tona – nga shkalla e parë e GJKKO deri në Gjykatën e Lartë – që përsërisin si robotë vendimin për ta mbajtur në burg, sikur Ilir Meta të ketë në dorë të grisë deklaratat e bankave amerikane për të fshehur ndonjë krim. 

Krahasuar me “korektësinë” që të njëjtat gjykata kanë treguar me Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, të cilët i lanë të lirë pasi dosja u mbyll, edhe pse ajo është formalisht më e rëndë se ajo e Metës, tregon se drejtësia e re ka humbur çdo standard, çdo prioritet dhe mbi të gjitha, dinjitetin e saj.
Në vend të betejës kundër pandëshkueshmërisë, ajo është kthyer në një fushatë politike. 

Ndaj, nëse sot dikush duhet t’i kërkojë ndjesë Ilir Metës, janë ata që kanë lëshuar jashtë çdo standardi urdhrin e arrestit dhe ata që e mbajnë ende në burg – jo ai polici në autostradë që kishte vetëm dy mundësi: ose ta linte Ilir Metën të arratisej dhe të mbetej pa punë, ose ta arrestonte dhe të duronte sharjet e tij nga nëna. Turpi është i rëndë, por jo më i rëndë se turpi që Ilir Meta ndodhet sot në burg, ende pa u dënuar. 

 

 

Next Post
“U stërvita me më të mirët, por kam prekur fundin!”/ Ish-futbollisti shqiptar i Juventusit tani punon në një kantier ndërtimi

“U stërvita me më të mirët, por kam prekur fundin!”/ Ish-futbollisti shqiptar i Juventusit tani punon në një kantier ndërtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

December 8, 2025
22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

December 8, 2025
Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

December 8, 2025
Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

December 8, 2025
Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

December 8, 2025
Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

December 8, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Saliu, Salianji dhe Sahati

December 8, 2025
Sot 8 Dhjetori, që ndryshoi Shqipërinë. Si rinia nisi epokën e pluralizmit 35 vite më parë

Sot 8 Dhjetori, që ndryshoi Shqipërinë. Si rinia nisi epokën e pluralizmit 35 vite më parë

December 8, 2025
Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In