• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Në anglisht “tingëllon” më besueshëm

by Lorenc Vangjeli
25/06/2025 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edi Rama ka edhe luksin, por edhe mundësinë që të ankohet. Por ai është ndër të paktët njerëz në Shqipëri që kanë detyrën, detyrimin dhe që janë të ndëshkuar për të zgjidhur problemin. Shtatë vitet e gjatë të hetimit gjyqësor mes kryeministrit dhe ish-kryetarit të PD-së për një shpifje të supozuar në dëm të shefit të qeverisë, janë vërtet shumë.

Edhe pse as njëri dhe as tjetri, por avokatët e tyre kanë pasur sikletin dhe zahmetin të merren me ingranazhet e drejtësisë frustruese shqiptare, sërish ky rekord i zymtë është i rëndë dhe i pamerituar. Natyrisht ata nuk e kanë pasur mendjen tek gjyqi dhe as kanë qenë seriozisht të interesuar për të. Vendimi i gjykatës do të ishte triumf që do të zgjaste vetëm një ditë për atë që do të fitonte dhe një çudi me pak jetëgjatë se tre ditë për atë që do të humbiste. Por përtej tyre është për një armatë prej disa dhjetëra mijëra shqiptarësh në vit që ballafaqohen në mënyrë dramatike me sistemin e drejtësisë. Herë si viktima të tij, herë si njerëz që shpresojnë t’u rivihet në vend një e drejtë e mohuar.

Që nga dy vëllezër që grinden se kujt i përket gardhi që ndan tokat e babait të tyre të ndjerë dhe që janë të gatshëm dhe të marrin kallashnikovin në dorë kundër njëri-tjetrit e deri tek pensionistë që kërkojnë rivlerësimin e shpërblimit të pleqërisë, nga çifte që duan të divorcojnë pasurinë e përbashkët e deri tek trafikantë drogë e vrasës me pagesë, nga hajdutë xhepash e deri tek grabitës autostradash: të gjithë së bashku hyjnë në një tunel kohe për të dalë të plakur prej tij. Gjyqe që vazhdojnë me vite dhe që vonesa e vendimeve, e bën të munguar vetë drejtësinë.

Shumica dërmuese e qytetarëve që kanë probleme me drejtësinë nuk janë lajme kronike. Ata janë anonimë që përmenden në komunikatat e policisë me iniciale dhe gjyqet e tyre bëhen në heshtje. Dhe kryesisht në rastin e padive penale, pjesa dërmuese e tyre e presin hetimin gjyqësor në burg. Si të paraburgosur. Shqipëria është kampione mes vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe edhe e vendeve të BE-së, për numrin e personave të paraburgosur në raport me popullsinë.

Në pranverën e këtij viti kjo përqindje shkonte në masën 61.6 për qind. E citon këtë shifër më anglisht edhe televizioni amerikan, tashmë popullor edhe në Tiranë Fox News. Duke e marrë si të dhënë nga mbrojtja ligjore e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Që në një rrokullimë dramatike të fatit është edhe vetë i paraburgosur.

“Habia” amerikanë do ta ketë të vështirë të kuptojë se kur thuhet e njëjta gjë në shqip, ata që kanë në dorë, një dorë njerëzish me pushtet në Tiranë, nuk lëvizin as gishtin për të ndryshuar situatën. Kështu e gjetën si traditë dhe kështu duket se po e lenë pas si traditën më të rëndë të trashëguar nga komunizmi. Nga ai soj komunisti që nuk vdes as nën lëkurën e “njeriut të ri” kapitalist shqiptar.

Mbas ftohtësisë së shifrave janë fate njerëzore. Janë mijëra anonimë që një mendësi e mbrapshtë në sistem, e gjykon ndëshkimin me pranga si mjet të vetëm dhe i shndërron në kriminelë. Ju frakturon jetën vetjake, të familjeve të tyre dhe i bën shoqërisë një dëm afatgjatë te frikshëm për qytetarin që i mungon në apel. Në fillim ishte ish-kryeminstri, pastaj ish-presidenti, pastaj kryetari i bashkisë së Tiranës.

Të tre këta politikanë, që kanë fuqi e pushtet edhe kur përfundojnë në fatkeqësi janë vetëm maja e një ajsbergu që sillet në mënyrë joproporcionale me fajtorin e supozuar. Për paradoks, përtej këtyre rasteve, SPAK ka përqindjen më të ulët të dhënies së masave të sigurisë arrest me burg. Pesha e shembullit të SPAK-ut, pikërisht prej këtyre rasteve kur nuk ka qenë i drejtë, pavarësisht se është konfirmuar edhe nga gjykatat, ka anuar balancën e peshorës në drejtim të gabuar në pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë.

Por sërish e sërish, drama dhe problemi i vërtetë janë ata që e kanë emrin vetëm në listat e votuesve dhe që sistemi i bën mish për topin e madh e të pandjeshëm të statistikës. Dhe që për habinë e atyre që e kanë për detyrë, detyrim dhe janë të ndëshkuar të zgjidhin problemin, provojnë dhe njëherë sesa e egër është bima e urrejtjes që rritet në Shqipëri. Ndoshta Fox News-i në anglisht, në anën tjetër të botës që është e rumbullaktë, është më i besueshëm për ta. Për të gjetur kohën për të vepruar dhe ndryshuar. Veten në rradhë të parë.

Next Post
E përplasi makina në Korçë, humb jetën 65-vjeçarja! Policia identifikon dhe shpall në kërkim shoferin

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, automjeti bie nga ura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In