• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Në Ambasadën shqiptare në Paris… për hall

by Java News
22/07/2023 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erald Deliu

I kisha premtuar vetes që nuk do të shkruaja më, pas ndodhive të pesë viteve të fundit. Mirëpo, mëmëdheu, me qëllim ose jo, të vendos në situata të caktuara, ku nuk bën dot ndryshe.

Është kaq komplekse dhe e njëtrajtshme njëkohësisht energjia e mëmëdheut. Aq sa të nxjerr jashtë natyrës tënde, madje deri dhe kundër vetes.

Së fundmi mu desh të shkoja në Ambasadën shqiptare në Paris, për një aplikim për pasaportë. Që pa shkuar më lindën “paragjykimet”: Po sikur mos të jetë hapur! Po a do kryej punë etj etj!

Pas dy oresh në tren arrij dhe kur shoh godinën e flamurin, më lindën instiktivisht ndjenja krenarie, përkatësie, pozitive…

Një copëz mëmëdhe….

Hyj në hollin e ndërtesës ku ndodhej ambasada, i afrohem citofonit dhe formoj numrin që të sinjalizoja ardhjen.

Thirrja e parë – pa përgjigje.

Thirrja e dytë – pa përgjigje.

Thirrja e tretë – pa përgjigje.

Instiktivisht kthej kokën prapa e shoh një djalë që më flet menjëherë:

– Mos i bi mo se na mërziten e s’na lejnë me hy!

Pasi u mundova më kot ta bindja që gjërat nuk funksionojnë ashtu në shtetin tonë; që ka përgjegjshmëri dhe që kushedi si do të kishte qënë puna që s’po hapnin derën, ndonjë problem teknik apo ndonjë diçka e përafërt, formova numrin t’i merrja në telefon.

– Në telefon përgjigjen se mund të ketë situata emergjente…, e sigurova.

…

Njëzet minuta më pas, ende asnjë shenjë nga Ambasada. Pak e nga pak nisa të vrisja mëndjen si do hyja në godinë, të arrija të paktën deri te dera!

Po zbriste nje banor i godinës, dhe me një lëvizje hajdutërie, ia vumë këmbën derës që të mos mbyllej plotësisht dhe pa i rënë në sy.

Pa folur fare, me t’u larguar ai që fatmirësisht zbriti, u ngiitem bashkë me djalin që priste poshtë.

Pesëmbëdhjetë bashkëkombas prisnin të hapërdarë në një hapësirë shkallësh 5-6 metër katrorë.

Pytja e parë që lindte natyrshëm, ose më saktë instiktivisht ishte: Ore po ju si keni hyrë?

Asnjë nuk kujtohej.

Pasi u çmallem nja 15 minuta me hallet e njëri-tjetrit  u hap dera.

Doli një punonjës/e.

– Ata të orës 10:30 kanë ardhur?!

– Më fal, ne që jemi për…

– Një sekondë…ke takim ti?

– Po, por kam një pytje…

– Mos m’u afro, qëndro pak larg…

– Po më fal…

– Kur të vijë radha do marrësh përgjigjen…

– Po një pytje kam…

– Jo jo, kur të vijë radha…

( Baaam – mbyllet dera)

Zonja që kishte “një pyetje” ulet te shkallët e shqetësuar.

– Kam bërë 5 ore rruge, dhe s’e di a do më fusin apo jo…

– Mos e merr me stres, – i thotë një zotëri, që kishte bërë 6 orë rrugë.

Zonja ul kokën.

– Puna është se ti e ke marrë me stres që në fillim, vazhdoi ai.

– Po s’kanë faj dhe këta të shkretët se ne jemi kafshë, s’dimë si të sillemi, shtoi një zotëri tjetër.

Mendova, që s’u merrkemi vesh, duhet të jemi  të gjithë…por nuk u shpreha dhe as nuk u përfshiva në autokritikën kolektive.

Atë ditë, kishte pasur trazira në kampin e refugjatëve muxhahedinë në Shqipëri. Nuk vonoi shumë dhe disa muxhahedinë u paraqitën në Ambasadë me vrull.

Dera u hap me lehtësi; dikush i priti; hynë brenda.

Ne ende jashtë.

Pas 15 minutash të tjera, djalit që takova te dera i erdhi radha, por i kerkuan faturen e pagesës për aplikimin e pasaportës.

– E kam në telefon…

– Duhet e printuar.

– Po nuk e printoni dot ju.

– Djali prova e pageses duhet e printuar, ndryshe nuk hyn dot.

Zbriti me vrap dhe u kthye me provën e pagesës së printuar.

Pra përveçse ke paguar, duhet edhe të provosh që ke paguar. Pagesa me kartë bankare në linjë nuk konsiderohet si pagesë nëse nuk shoqërohet me një fature fizike, të prekshme, të administrueshme fizikisht.

Njëzet minuta më pas, më erdhi radha, kreva punë…

…

Tridhjetë ditë më pas, ende asnjë përgjigje. Nuk dihet nëse dokumenti është gati.

Në telefon nuk përgjigjet kush. Në e-mail jo e jo. Ne facebook kanë hedhur një njoftim se nuk ka më shpërndarje pasaportash pas datës 27 korrik se firma e shpërndarjes do shpërngulet…

Kaq!

Une dhe disa, nuk mund të vijmë dot në Shqipëri, pra në mëmëdhe, se Ambasada nuk përgjigjet, se zyra e shpërndarjes së pasaportave do të shpërngulet, se…

Kaq!

Tani, ndoshta është momenti që të mendoj, kë të kap, kë njoh dhe kush njeh kë, që të marr atë për të cilën, fundja kam paguar…me fature dhe të printuar…

Kaq!

Next Post
Tragjedia familjare me 4 viktima në liqenin e Banjës/ Apeli i banorëve: Shtetit ta rrethojë, ka pasur mbi 10 vdekje

Tragjedia familjare me 4 viktima në liqenin e Banjës/ Apeli i banorëve: Shtetit ta rrethojë, ka pasur mbi 10 vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com