• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në alarm pas asaj që ndodhi në SHBA, zgjedhjet në Gjermani në rrezik nga hakerat

by A R
13/01/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimet sekrete gjermane dhe ekspertët i tremben rrezikut të ndërhyrjes së hakerave në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Por cilat janë metodat e hakerave? “Mund të depërtosh kudo”, thotë Sandro Gaycken. Konsulenti për sigurinë për ekonominë dhe politikën dhe një nga specialistët e njohur në këtë fushë si drejtor i “Institutit për Shoqërinë Digjitale” të Shkollës Europiane për Menaxhimin dhe Teknologjinë në Berlin shpjegon arsyen: “Softwaret dhe Hardwaret e partive politike në Gjermani nuk janë të mbrojtura si kompjuterat e CIA-s”.

Ndërsa Linus Neumann nga “Chaos Computer Club” në Berlin thekson se “mjafton një përpjekje e vogël. Një sistem me 1000 bot- (robotët automatikë) që e mbushin me lajme rrjete si twitter kushton vetëm 30 euro. Kjo organizatë lufton prej vitesh me dobësitë e sistemeve kompjuterike.

Metodat e hakerave
Fjalëkalimet janë çelësi për të hyrë në zemër të kompjuterit. Këtë kërkon ta shfuqizojë “Spear Phishing”. Të gjithë hakerat bazohen tek pika e dobët – njeriu- për të bërë mashtrimin. Gjithçka fillon me një email me të dhëna korrekte të punëdhënësit për marrësin e informacionit. Këtu kërkohet për shembull të riaktualizohet fjalëkalimi, ndryshe nuk ke akses në internet. Me këtë të ofrohet edhe një link për të bërë aktualizimin. Grafika që shfaqet pas klikimit të saj është e njëjtë me faqen e punëdhënësit. Kërkohet që të rijapësh edhe njëherë fjalëkalimin, por faqja është e manipuluar.

Viktimë e kësaj metode bien shumë vetë, madje hakerat arritën kështu të shtinin në dorë emailet e John Podesta, ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë- Po kështu u morën emailet e demokratëve që kaluan në publik për të shfaqur konfliktet e interesit të Hillary Clintonit. Sipas Gaycken këto sulme janë të suksesshme edhe për shkak të sistemeve të vjetëruara. Në rastin e Windows XP, vetë Microsofti ka bërë të ditur në vitin 2013 të mos përdoret më programi.

Rrezik nga Rusia?

Me informacione të vjedhura, por edhe të fallsifikuara synohet të shpërndahen dyshime për politikanë apo parti të caktuara, informacione që përmbytin mediat sociale. Por ekspertët Sandro Gaycken dhe Linus Neumann thonë, se nuk mund të përcaktohet me siguri, nëse pas sulmeve në SHBA kanë qenë hakera rusë apo vetë Kremlini. “Në raportin e shkurtuar të shërbimeve sekrete amerikane nuk ka prova.” Në internet ka kaq shumë shërbime anonimizimi, saqë mund t’i fshehësh gjurmët shumë mirë.

Frikë në Berlin?
Në Berlin diskutohet që tani tema e sulmeve të hakerave në zgjedhjet parlamentare në kontekstin e masave të sigurisë. Volker Kauder, kryetar i fraksionit të CDU/CSU-së në Bundestag, tha në bisedë me Deutsche Wellen, se megjithatë “ai nuk është i frikësuar”. Ai thekson se në Gjermani nuk përdoren makineri votimi me lidhje interneti si në SHBA.

Por ministri i Drejtësisë, Heiko Maas megjithatë thekson se janë shtuar të dhënat për një influencim të zgjedhjeve parlamentare, kjo, që kur Gjermania ka marrë një pozicion të palëkundur në konfliktin e Ukrainës. Rusia i ka forcuar masat propagandistike. Moska dyshohet po ashtu, se qëndron pas sulmit të kryer në rrjetin kompjuterik të Bundestagut në pranverën e vitit 2015, ku u vodhën të dhëna të caktuara.

Firma gjermane nga Baden-Vyrtembegu duket se kanë zhvilluar software të një sigurie të lartë për të mbrojtur institucionet e qeverisë, por Sandro Gaycken ka dyshime nëse ata janë aq të suksesshëm. Sipas tij firmat gjermane kanë pak shanse përballë “superautoriteteve -hakera” si SHBA dhe Rusi. Në Gjermani mungon ekspertiza dhe financimi i duhur. Për Linus Neumann rreziku më i madh nuk janë sulmet e hakerave, por mbulimi i faqeve legale të internetit me dezinformim. Kundër kësaj kanë efekt vetëm ndershmëria e politikanëve dhe një veprim i hapur me informacionin. Ekspertët kërkojnë forcimin e kompetencës mediatike në popull. /DW/a.m.

Next Post
Shorti për çerekfinalet e Kupës së Mbretit nuk përplas të mëdhenjtë

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Mbretit nuk përplas të mëdhenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com