• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në agorën e Shkupit po përtërihet fryma e Shën Nënë Terezës

by Java News
01/09/2020 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dorë që shtrihet kur e ke më së vështiri, një buzëqeshje që të dhurohet kur je i kapluar nga mërzia dhe skamja, janë esenca e “ushqimit” njerëzor që nuk gjendet në hotelet më luksoze të botës. Ishte Shën Nënë Tereza ajo  e cila në mënyrë gjeniale diti të përpilojë “recetat” që do t’i bënte njerëzit të lumtur, duke iu ofruar pikërisht atë që iu mungonte më së shumti –përkëdhelinë e dorës së ngrohtë njerëzore. Dora e Shën Nënë Terezës ishte një fushë magnetike që prodhonte stabilitet shpirtëror për të gjithë ata që ndodheshin brenda kësaj fushe magnetike. 

Nga Dr. Skender ASANI

Nganjëherë kot ngrihen furtuna në gotë, kur në fakt jashtë gotës zhvillohet një det i tërë temash e problemesh, për të cilat mjafton vetëm vullnet dhe dëshirë për t’i trajtuar. Në këtë gjerësi dhe thellësi problemesh që na tangojnë si shoqëri dhe si komb, sigurisht që janë ato më esencialet e që lidhen me nxjerrjen e trashëgimisë nga pluhuri i harresës dhe përpjekja e vazhdueshme për ngritjen kapaciteteve zhvillimore, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë social e kulturor.
Ditëve të fundit përmbyllëm një fazë të rëndësishme të vendosjes së dinjitetit tonë shpirtëror e kulturor brenda një kauze që në thelb kishte humanizmin,mirëkuptimin dhe vizionin. Sheshi qendror i Shkupit i ngjante një agore të ardhur nga antika ku stereotipet e së kaluarës i nënshtroheshin një dioptrie të re. Për herë të parë në këtë shesh u demonstrua një betejë e suksesshme kulturore, ku nuk pati nevojë të ketë viktima, por përkundrazi, kjo betejë avancoi edhe më tej kulturën e mirëbesimit dhe respektit reciprok në mes të qytetarëve. Sepse, Nëna Terezë ishte lajtmotivi i kësaj beteje, kurse ne që morëm pjesë në këtë betejë, kush duke qenë aktiv, e kush duke bërë sehir, e kuptuam për herë të parë se për të dhuruar dashuri e respekt për të tjerët, duhet luftuar egon personale në favor të mirëqenies së përgjithshme. Gonxhe Bojaxhiu, kjo vajzë që doli nga dera e Bojaxhinjëve të Shkupit, do të formojë kodin e saj të sjelljes njerëzore dhe si e tillë jo rastësisht u bë nënë për të gjithë. Ajo madje u shpall edhe e shenjtë dhe tash shenjtëria e Nënë Terezës na obligon të jemi më të dashur me njëri tjetrin dhe të pranojmë dhe japim energji pozitive për punë të mira e fisnike. Kjo, fundja, ishte edhe aksioma jetësore e Shën Nënë Terezës,  e cila prej momentit kur u largua nga Shkupi ynë e deri sa i mbylli sytë përgjithmonë në Kalkutën  largët, pati vetëm një preokupim jetësor: të pakësoj nga vetvetja luksin dhe rehatinë në dobi të vetmisë dhe vuajtjes njerëzore.
Një dorë që shtrihet kur e ke më së vështiri, një buzëqeshje që të dhurohet kur je i kapluar nga mërzia dhe skamja, janë esenca e “ushqimit” njerëzor që nuk gjendet në hotelet më luksoze të botës. Ishte Shën Nënë Tereza ajo  e cila në mënyrë gjeniale diti të përpilojë “recetat” që do t’i bënte njerëzit të lumtur, duke iu ofruar pikërisht atë që iu mungonte më së shumti –përkëdhelinë e dorës së ngrohtë njerëzore. Dora e Shën Nënë Terezës ishte një fushë magnetike që prodhonte stabilitet shpirtëror për të gjithë ata që në zemër kishin gropën e madhe të vetmisë.
Po, ne si shoqëri dhe si komb ku ndodhemi? Në cilën fushë magnetike po e ndërtojmë të ardhmen e brezave tanë?
Përgjigje në këto pyetje jemi munduar të japim tash e 14 vite kur si pjesë e një shoqërie të organizuar zhvilluam beteja të pa kompromis, pikërisht këtu në Sheshin qendror të Shkupit, ku në mënyrë të paskrupullt projektoheshin plane e ide për çrrënjosjen e identiteti tonë, përmes zhbërjes së trashëgimisë materiale të Familjes fisnike Bojaxhiu. Këtu e 14 vite më parë u ballafaquam me ligjet e egra të xhunglës urbane e cila kishte synim të prishë njëherë e përgjithmonë folenë e kujtimeve të fëmijërisë së hershme të Gonxhe Bojaxhiut dhe në vend të saj të injektojë një kujtesë të re, të vrazhdë dhe të dhimbshme për perspektivën tonë.
Por, këmbëngulja jonë ishte më e fuqishme se harbutëria e xhunglës urbane. Ne triumfuam mbi hijet e zeza që thurnin dendësinë e tyre në syprinën e të ardhmes sonë. Dhe, sot mund të themi se pikërisht aty ku po lëshon shtat bredhi i mbjellë para 40 viteve me duart e Shën Nënë Terezës, aty po zhvillohet drama e triumfit. Të gjithë, aktorë e spektatorë, jemi dëshmitarë se e sotmja po flet me gjuhën e Nënë Terezës, kurse e ardhmja do të flet me gjuhën e një skene që do të ngrihet mbi dallimet tona etnike, fetare, gjuhësore. Mbi atë skenë do të zhvillohet vazhdimësia e frymës së Shën Nënë Terezës, duke i bërë bashkë reliktet humane të saj (një mensë për skamnorët), por edhe sentimentin familjar (një shtatore e përbashkët e Familjes Bojaxhiu).
A mjafton gjithë kjo punë të mburremi për diçka që e kemi pasur për obligim ta bëjmë? Sigurisht se jo. Shën Nënë Tereza shkoi në amshim duke na porositur që për punët e kryera të mos e kthejmë kokën prapa, por ato t’ua lëmë trashëgim brezave, kurse për punët e mira që duhet bërë, të mos marrim leje nga askush.
Që gjithë ky angazhim rreth ruajtjes dhe kujtimit të jetës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, të merr trajtë kuptimplote, do të duhej të ndërmerret edhe një hap institucional – shpallja e Shën Nënë Terezës aset kombëtar nën mbrojtje të shtetit. Besojmë që ky veprim do të jetë edhe kurora e kujdesit tonë ndaj kësaj figure kolosale.

Shkup, 1 shtator 2020

 

Next Post
“Martin Camaj agjent i UDB”, Rama: Pseudo-debat nga ‘askushët’, njësoj si me detin

Rama kërkon mendimin e bazës: Socialistët të shprehen online për punën time dhe kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In