• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 9 Mars ONM dorëzon listën e kandidatëve, mosngritja e komisioneve ad-hoc rrezikon Vettingun

by A R
02/03/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pritet t’i dorëzojë Kuvendit më datë 9 mars listën e kandidatëve për 27 vendet vakante të Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit, institucione që do të kryejnë procesin e vetingut, shkruan ‘Panorama’.

Sipas afateve të vendosura në Kushtetutën e re, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili drejtohet nga Genoveva Ruiz Calavera, ka në dispozicion 14 ditë për të verifikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e organeve të vetingut.

Më datë 17 shkurt institucioni i Avokatit të Popullit i ka dorëzuar ONM-së listën me 29 kandidatë, të cilët plotësojnë kriteret ligjore, po ashtu dhe listën me 163 kandidatë të vetofruar, të cilët nuk i përmbushnin të gjitha kriteret e ligjit për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Sipas një përllogaritjeje të afateve të vendosura në Kushtetutë, më datë 9 mars ONM do të dorëzojë listën e kandidatëve dhe rekomandimet për secilin prej tyre në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

POLITIKA

Pikërisht në këtë fazë, procesi i vetingut mbetet sërish në duart e politikës. Në Kushtetutën e vendit është parashikuar një afat prej 3 ditësh që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, t’u kërkojë grupeve parlamentare të dorëzojnë kandidaturat për të qenë pjesë e dy komisioneve ad hoc.

Sipas parashikimeve të ligjit, grupet parlamentare të maxhorancës dhe opozitës do të dërgojnë për votim listën 18 deputetë, të cilët do të ndahen në mënyrë të barabartë. Pra, në komisionin e parë ad hoc do të jenë 12 anëtarë, nga të cilët 6 i ka maxhoranca dhe 6 opozita. Kurse në komisionin e dytë ad hoc do të jenë në total 6 anëtarë, me ndarjen e barabartë 3 me 3.

Duke parë situatën e tensionuar politike dhe mungesën e dialogut mes palëve, procesi i vetingut mund të ngecë në këtë pikë. Nuk dihet nëse opozita do të dërgojë deputetët e saj për të qenë pjesë e komisioneve ad hoc. Në rast se e djathta nuk jep kandidatët e saj, atëherë i gjithë procesi mbetet pezull. Pa ndarjen e barabartë të komisioneve ad hoc nuk mund të bëhet procesi i seleksionimit dhe i votimit të anëtarëve të vetingut.

PROCESI

Në rast se opozita i përgjigjet thirrjes për të dorëzuar kandidatët e saj, atëherë kreu i Kuvendit njofton seancën e radhës për të votuar përbërjen e komisioneve ad hoc. Këto komisione do të kenë një afat prej 30 ditësh për të organizuar seancat dëgjimore me kandidatët për komisionet e vetingut dhe më pas votimin e tyre.

Procesi i votimit të kandidatëve pritet të bëhet në mënyrë të fshehtë. Çdo anëtar duhet të votojë me detyrim për një kandidat dhe në fund listohen kandidatët që marrin më shumë vota. Nëse ky proces do të ecë, atëherë llogaritet të zhvillohet rreth 21 prillit./a.m.

Next Post
Ndërron jetë shkrimtari i shquar Dritëro Agolli, homazhet të dielën

Historia e pa treguar, ndarja e Dritëroit me gruan ruse dhe djalin 7-vjeç, flet vëllai i shkrimtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In