Një total prej 49 mediash janë mbyllur nga qeveria venezueliane në vitin 2017, deklaroi sot sindikata kryesore e gazetarëve në vend, gjatë një manifestimi të organizuar pas censurës së dy radiove lokale shumë të njohura.
“Ne kemi regjistruar mbylljen e 49 mediave, shumica janë radio, por gjithashtu edhe kanale televizive me pagesë”, thotë Marco Ruiz, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës Kombëtare të Punëtorëve në Media (SNTP).
Sipas Marco Ruiz, “qeveria socialiste e Nicolas Maduro aplikon një politikë sistematike rrethimi dhe asfiksie të çdo hapësire që mundëson ende një liri të shprehjes, ushtron kritikën dhe mospajtim”./b.d