• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 6 Dhjetor protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Liderët e BE duhet të kuptojnë realitetin e Shqipërisë përtej kollarove të Ramës

by Java News
28/11/2022 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në “Milori  Live” në Klan News, Belind Këlliçi pasi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 110-vjetorit të Pavarësisë ka folur për protestën e parashikuar më 6 Dhjetor, ditë e cila përkon me mbledhjen në Tiranë të liderëve të BE-së. Pikërisht për këtë arsye policia refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, për shkak se zhvillimi i tubimit brenda perimetrit të sigurisë  pengon zhvillimin normal të samitit dhe përbën rrezik real për sigurinë publike.

Gjithashtu policia ka sugjeruar që protesta të zhvillohet në një vend jashtë perimetrit të sigurisë, e ndërsa nga Bashkia Tiranë, është sugjeruar që ajo të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, mirëpo Belind Këlliçi ka thënë se protesta do të zhvillohet siç ishte menduar përpara kryeministrisë duke shtuar se  policia dhe bashkia e Tiranës nuk kanë të drejtë të japin leje, ato duhet vetëm të njoftohen.

Mirela Milori: Ka zëra dhe ka skeptikë dhe janë bërë debate, të cilët thonë se mund të ketë elementë që bëhen turbulentë në Shqipëri dhe mund ta shfrytëzojnë këtë moment. E merri përsipër ju që kjo protestë nuk do të përdoret nga njerëz që mund të  jenë jashtë pritshmërive tuaja pjesëmarrëse në protestë?

Belind Këlliçi: Ne kemi përgjegjësi për çdo thirrje që bëjmë ne si forcë politike, për çdo thirrje publike që bëjmë, për çdo person që ne angazhojmë si forcë politike dhe për çdo skenarë që përcaktohet dhe angazhohet nga Partia Demokratike. Këto skenaret e tjerë shpresoj dhe jam i bindur se nuk do të ndodhin. Ka një tentativë për të manipuluaropinionin publik, për të dhënë “Fake News” dhe për të krijuar një ide që do ndodhi gjëma dhe hataja në 6 Dhjetor, ndërkohë nuk do ndodh asgjë veç një ushtrimi demokracie që është protesta.

Mirela Milori: Në rast se policia do ju trajtoj si protestues të paligjshëm, do vendosë një kordon policie nuk do ju lejoj ndoshta të hyni në bulevard. Mund të merren masa ekstra edhe nga ata që shoqërojnë liderët.

Belind Këlliçi: Nuk ka arsye, se liderët e Bashkimit Europian të jeni e bindur çdo qytetar opozitar i vlerëson. Ata janë miq në shtëpinë tonë atë ditë dhe ne si vend njihemi për mikpritjen. Kjo nuk lidhet me liderët ndërkombëtar që janë të respektuar dhe të vlerësuar, kjo lidhet me arsyen që të gjithë këta lider europian duhet të kuptojnë realitetin në Shqipëri.

Mirela Milori: Mund të bllokohet aksi. Ju e keni vendosur protestën ku?

Belind Këlliçi: Përpara Kryeministrisë në orën 12 në mesditë.

I pyetur se çfarë do të ndodh në rast se bllokohet aksi ku duhet të zhvillohet protesta jo nga policia shqiptare po nga ata që  merren me sigurimin e liderëve europian Belind Këlliçi ka thënë se kjo gjë do të diskutohet dhe do të marrë një zgjidhje, por e rëndësishme është se protesta do të zhvillohet dhe zhvillimi i kësaj proteste paqësore do të jetë një lajm shumë i mirë.

Pasi sipas tij, liderët europian duhet ta kuptojnë realitetin në Shqipëri përtej kollareve me ngjyra të Edi Ramës, pasi shqiptarët  janë në gjendje të rrënuar ekomomike./m.j

Next Post
Lul Basha Jul Deda

I "shijon" ta quajnë "Zelensky shqiptar", Jul Deda ironi me Bashën: Nuk shkoj në Bashki për ta mjelë si lopë e nesër të jem kreu i PD! Veliaj ...!

Comments 1

  1. Kokë Dhima says:
    3 years ago

    O Kërriç, o buk fiqe, vjehrra ti mëson këto citate e pordhë ? Mbasi ti, je për të të kënduar këngën e kollovarit…. që vetëm për karaduz mund të shërbesh.
    Kujdes vjehrrën, se mos vete e na ibën ndonjë punë, hëm me të vijën e hëm me të ëmën…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In