• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

by Adrian Thano
12/08/2025 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Botuar në DITA

Burrit në videon që shoqëron këtë shënim (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë i thanë se liria është e shenjtë. I premtuan se nëse hiqte dorë nga diktatori, nga hekurat e sistemit autoritar, do shijonte demokracinë, begatinë, dinjitetin njerëzor.

I dhanë një çelës pa derë. Një premtim pa përmbajtje. Tri dekada e gjysëm pas rrëzimit të regjimit komunist, vendi i tij akoma endet në paradhomën e Europës si një fëmijë i padëshiruar.

Sepse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje. Është vetëm një mjet. E varur nga kultura, nga shkalla e emancipimit, nga niveli i drejtësisë dhe institucioneve. Pa këto demokracia bëhet një mashtrim i bukur për të legalizuar vjedhjen dhe zhvatjen.

Popujve u hiqet diktatori që të bien në prehrin e një elite tinzare rrufjanësh, që nuk i shtyp me tanke, por i shkatërron me emigrim, me cinizëm, me zhgënjim, me përjashtim. Nëse disa shoqëri nuk janë gati për të qenë të lira – jo sepse nuk e duan lirinë, por sepse nuk kanë ende strukturat për ta përballuar atë – çfarë është më shumë krim: T’u imponosh një demokraci të rreme, apo një diktaturë të keqe?

Ndoshta, ndoshta, ka ardhur koha të mos flasim më fare për “demokraci apo diktaturë”, dy fjalët që i dashurojnë kaq fort marifetçinjtë tanë të llogoreve. Le të flasim për dinjitet njerëzor, barazi reale dhe rend të drejtë. Pa to, çdo sistem, çfarëdo emri t’i vendosim, është farsë.

Paradoksi më therrës i “lirisë” së sotme është se të thonë: fol lirshëm. Por pasojat vijnë në mënyrë të heshtur, të padukshme, tinzare, nga një rrjet “jo i diktaturës”, por po aq efektiv, i ndëshkimit dhe izolimit.

Në diktaturë e dije: ka gjëra që nuk duhen thënë. Ishte shkruar, ishte ligj. E quanim censurë. Ishte e dhunshme, por e drejtpërdrejtë. Kufijtë ishin të dukshëm. Sot kufijtë janë të padukshëm, të rrëshqitshëm, të vendosur nga një sistem ku kontrolli vjen përmes varësisë ekonomike, klientelizmit, opinionit publik të komanduar dhe frikës për të mbetur vetëm.

Diktatura të ndëshkonte, por nuk të gënjente. A nuk është më e ndershme të dish kufijtë dhe t’i sfidosh me guxim, sesa të të gënjejnë me “liri”?

Ja një pyetje e thjeshtë: Përse asnjë deputet nuk guxon sot të kritikojë kryetarin e partisë edhe kur ky vret dhe mburret me vrasjen? Kur nuk e bën dot ky kapedani me rrogë të lartë dhe status të lartë publik, si do e bëjë një i papunë? Një punonjës i administratës që jeton me frikën e një firme largimi? Një gazetar pa kontratë? Një aktivist pa mbështetje?

Kur një “parlament i popullit” nuk ka kurajon të vrasë autokracinë në qeverisje si mund t’i kërkojë popullit të mos votojë një vrasës? Një opozitë që nuk ka kurajon të vrasë autokracinë brenda vetes si mund t’i kërkojë popullit të vrasë diktaturën që ka mbi supe?

Kur flet me koqe arrash në gojë “elita politike” që i ka të gjitha, si mund t’i kërkohet popullit të mos ketë frikë? Kur shet shpirtin dhe dinjitetin “elita e parasë” që i ka të gjitha, si mund t’i kërkohet fukarait të mos shesë votën?

Në këtë klimë, censura nuk ka më nevojë për ligje: njerëzit vetë-mbyllen. Vetë-shurdhohen. Vetë-fshihen. Shpërblimi i shkon hipokrizisë, jo guximit. Kur liria bëhet grackë, dhe fjala kthehet në rrezik të padukshëm, nuk jemi më të lirë — jemi vetëm më të nënshtruar.

Dhe ndoshta, më të manipuluar se kurrë më parë.

VIDEO (marrë nga rrjetet sociale):

https://javanews.al/wp-content/uploads/2025/08/a2742b3d-2b8c-4d62-9aaa-4b7dc90cf542.mp4

Next Post
Tragjas, protesta e radhës për ujin. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimeve

Tragjas, protesta e radhës për ujin. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimeve

Comments 1

  1. Lui says:
    4 months ago

    Analizë tepër shteruese. Asgjë s’ke çfarë të shtosh. Është thënë gjithçka me kaq pak rreshta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

December 5, 2025
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Alimehmeti: Kemi 13 vite në opozitë! Atyre që na ndjekin akoma u duhet ngritur monument!

December 5, 2025
Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

December 5, 2025
Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

December 5, 2025
Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

December 5, 2025
Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

December 5, 2025
Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

December 5, 2025
“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

December 5, 2025

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…

December 5, 2025
“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In