• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në 22 nuk shembet bota, por mund të ndërtohen standartet

by
22/06/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Sot në mbrëmje do të dimë pak a shumë rezultatin zgjedhor. Qytetarët do të mësojnë emrat e njerëzve që ata kanë zgjedhur dhe që do të administrojnë në emër të tyre pushtetin lokal. Partitë në garë do të kenë një ide më të qartë për pozicionin e tyre në raport me votën dhe me njëra-tjetrën. Të gjithë do të bëjnë analizën e temperaturës politike të vendit. Sipas traditës tashmë të ngulitur kush është i pakënaqur do të kërkojë të fshehë humbjen pas problemeve, kush ndjehet fitues do të kërkojë të sqarojë problemet e fushatës.

Në datën 22 qershor në mëngjez bota jonë e vogël shqiptare nuk do të përmbyset. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, bota jonë do të ketë rishtaz të njëjtin drejtpeshim. Nuk do të ketë asnjë ndryshim thelbësor në jetën e gjithësecilit. Nuk do të bëhet menjëherë e bardhë çfarë deri dje ishte e zezë ose gri. Nuk do të ketë automatikisht më shumë punë, nuk do të ketë menjëherë rrugë më të mira, nuk do të ketë më shumë ujë të pijshëm,  kopshte e shkolla si në Perëndim, ujë të pijshëm dhe kanalizime. Kush ka besuar të kundërtën gabon. Të ëndërrosh dhe të shpresosh nuk do të thotë se duhen besuar utopitë. Por puna dhe besimi tek puna është rruga e vetme dhe mrekullia që vjen vetvetiu me lehtësinë që ndërtohen figura në kompiuter apo bëhen premtime nga ekrani në ekran.

Gradualiteti dhe jo nguti, evolucioni dhe jo revolucioni është çfarë pritet. Eshtë çfarë duhet. Eshtë çfarë urohet brenda dhe këshillohet nga jashtë. Sepse me domosdo duhet të ketë më shumë shpresë për të gjithë. Për të majtë, të djathtë e indiferentë ndaj politikës.

Eshtë e sigurt që në datën 22 bota jonë e vogël nuk do të përmbyset. Nuk do të përmbyset edhe pse duket se nuk ka mundësi që të ndodhë tjetër gjë po të kujtohet gjithë kjo energji që është derdhur dhe po derdhet në ndeshjen elektorale të këtoj viti. Po të kujtohet zhurma e daulleve të luftës që i bën ndeshjet elektorale në Shqipëri të duken si beteja finale të një lufte finale. Luftës ku i humburi humb gjithçka dhe fitimtari fiton gjithçka. Në fakt kështu ka ndodhur rëndom në Shqipëri. Eshtë koha, madje jemi vonë, që ky perceptim të ndryshojë. Edhe sot jemi vonë. Sa më shpejt të ecim në rrugën  e besimit, aq më mirë do të jetë për gjithkënd. Për atë që fiton në zgjedhje. Për atë që humbet në zgjedhje.

Mëngjezi datës 22 mund të jetë starti i shërbesës dhe fillimi i shërbesës: kush është zgjedhur, të nisë të bëjë çfarë ka premtuar. Kush ka votuar, por dhe kush ka refuzuar votën, qytetari, do të nisë të bëjë verifikimin e fjalës me realitetin. Në një mandat që do të zgjasë katër vjet. Në ciklin normal të demokracisë që herë me dhembje, herë me keqkuptime, herë me suksese të rrallë dhe herë me bashkëjetesë me humbjet, po jetësohet në Shqipëri. Sepse zgjedhjet duhet të jenë festë e demokracisë, edhe pse shpesh ato janë funeral karrierash të pamerituara.

Ka megjithatë një garë tjetër në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, një garë nga veriu në jug për të cilën flitet pak. Por që në thelb është më e rëndësishmja për vendin dhe partitë që ka ky vend. Që është çfarë i intereson qytetarit që voton majtas, i atij që voton djathtas apo i qytetarit indiferent që nuk i intereson as e majta dhe as e djathta. Kjo është gara për standartet e zgjedhjeve.

Kjo është beteja të cilën duhet ta fitojë domosdoshmërisht Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Edi Rama. Ky është një rezultat që nuk del nga kutitë, por nga gjithë çfarë ka prodhuar ky muaj i gjatë elektoral dhe sidomos nga e sotmja e votimit dhe e nesërmja e numërimit. Kjo është beteja e të gjithëve. Pa këtë triumf të shumëpritur, por ende të pandodhur ndonjëherë në Shqipëri, në fakt të gjithë kanë humbur. Atëherë vërtet bota jonë e vogël ka gjasa të shembet dhe njëherë si muret e Rozafës në Shkodër, në pritje që të rindërtohen sërish dy vjet më pas. Sepse po sot është lënë një takim tjetër: në qershor 2017.

Next Post

Foto/ Beatrix Ramosaj tregon linjat në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In