• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Në 2021 bizneset do të presin faturë elektronike”, si do të funksionojë portali “Self Care”

by A R
24/12/2020 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka folur në lidhje me skemën e sistemit të ri të fiskalizimit në Shqipëri.

Ibrahimaj qartësoi se ky sistem për vitin që vjen do të jetë i ndarë në tre faza, të cilat pritet që të lehtësojnë punën e bizneseve dhe jo vetëm, në deklarimin dhe faturimin elektronik në lidhje me shërbimet.

“Faza e parë transaksionet që kryejnë bizneset ndaj enteve publike, që fillon me 1 janar. Faza e dytë, transaksionet që kryejnë bizneset ndërmjet njëri-tjetrit që fillon me 1 korrik. Faza e tretë, transaksionet që kryehen nga bizneset me para në dorë, më 1 shtator. Këto faza do të jenë të gjitha elektronike, pra do të lëshohet fatura elektronike dhe do të raportohen në kohë reale në administratën tatimore”, tha ajo e ftuar sot në RTV Ora.

Brahimaj shtoi se “do të ketë një ndryshim thelbësor në mënyrën e faturimit të bizneseve, që i shërben kryesisht modernizimit të kësaj forme, i shërben uljes së informalitetit dhe rritjes së të ardhurave, i shërben uljes së kohës që bizneset kanë për të përmbushur detyrimet tatimore sepse nuk do të ketë më fatura dhe blloqe TVSH-je në dorë”.

“Harxhojnë kohë për bizneset, por do të ketë vetëm fatura elektronike që shërbejnë për të parambushur librat e shitjes dhe të blerjes nga bizneset që deri tani janë hedhur në sistemin e Tatimeve manualisht”.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi edhe arysen pse janë marë këto vendime.

“Janë tre elementë të ndërthurur me njëri-tjetrin. Procesi i faturës elektronike është një proces që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të Europës. Është zbatim i një direktive të BE, pra ne po shkojmë në hapjen e administratave moderne tatimore që funksionojnë me këto fatura”, theksoi ajo.

Delina Ibrahimaj ka qartësuar edhe idenë e të funksionuarit online nëpërmjet programit tatimor “SelfCare”.

Ajo tha se në këtë portal bizneset e vogla do të kenë mundësinë për të lëshuar faturat e tyre, ndërkohë që çdo tatimpagues do të ketë një nënshkrim elektronik të detyrueshëm.

“Për të gjithë biznesin e vogël që ka vështirësi është marrë masa që të përdoret portali “SelfCare” që është portali i fiskalizimit, për të ndryshuar fatura”.

“Nëse më parë një biznes i vogël duhej të blinte një kasë për të lëshuar kuponin tatimor, tashmë mund të përdorin platformën online dhe ti lëshojnë nëpërmjet saj faturat. Çdo tatimpagues në Shqipëri duhet të ketë nënshkrimin elektronik që është i detyrueshëm për të gjithë tatimpaguesit, por jo vetëm për procesin e fiskalizimit, por për të gjitha shërbimet që kryhen online”.

“Për të gjitha shërbimet që ofrohen nga e-albania, tatimpaguesit duhet të marri certifikatën elektronike që të nënshkruajnë elektronikisht të gjitha faturat. Ky është një detyrim ligjor që tatimpaguesit dhe bizneset kanë, ndonëse deri tani nuk është përforcuar dhe nuk është i lidhur me procesin e fiskalizimit, por me aplikimet elektronike që ato bëjnë për veten e tyre”, – u shpreh Ibrahimaj.

/a.r

Next Post
Spartak Ngjela akuzon hapur: Ilir Meta implikohet me mafian e ndërtimit

Revolucioni infatil me kalamajtë në Tiranë kapitulloi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In