• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në 2016-ën 72 zyrtarë u hetuan për fshehje pasurie

by A R
11/08/2017 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2016, 72 zyrtarë të niveleve të ndryshme, subjekte të ligjit për deklarimin e pasurive, kanë fshehur pasuritë, kanë bërë deklarime të rreme të pasurive, kanë pasuruar para si dhe janë konstatuar në konflikt interesi.

Zyrtarët në fjalë janë kallëzuar penalisht në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit, Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. “Inspektorati i Lartë ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 1.709 subjekte deklarues, nga të cilët, 1.667 subjekte janë kontrolluar për shkak funksioni.

Krahasuar me numrin e subjekteve deklarues, të cilët i janë nënshtruar kontrollit të plotë një vit më parë, konstatohet një rritje prej 109 subjektesh të rinj (në vitin 2015 u ushtrua kontroll i plotë për rreth 1.600 subjekte). Inspektorati i Lartë, në një vlerësim të numrit të përgjithshëm të kontrolleve të plota ndaj deklaratave të interesave privatë të subjekteve që mbartin detyrimin për deklarim, konstaton se gjatë viteve 2011-2016, numri i kontrolleve është katërfishuar, me një trend të lartë në rritje, në dy vitet e fundit.

Performanca në rritje e numrit të kontrolleve të plota është pasqyruar edhe në rezultatet e masave administrative, ‘gjobë’ për 314 subjekte dhe në 72 kallëzime penale pranë organit të akuzës, për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/1/2, 287 etj, të Kodit Penal. Siç u theksua më lart, për vitin 2016 kanë kaluar në kontroll të plotë 1709 subjekte deklarues”, thuhet në raportin e këtij institucioni për vitin 2016.

Gjobat
ILDKP ka gjobitur 314 zyrtarë për shkelje të ligjit për deklarimin e pasurive. “Ndonëse për vitin 2016 numri total i masave administrative ‘gjobë’, ka qenë më i ulët se një vit më parë, por përsëri shifër e konsiderueshme prej 314 sanksionesh, kjo në mënyrë të pashmangshme i atribuohet punës së kryer deri më tani nga ILDKPKI në ndërgjegjësimin e subjekteve deklarues, si lidhur me detyrimin e tyre për të plotësuar e dorëzuar formularët e deklarimin në afatet e përcaktuara ligjore, ashtu dhe me saktësinë e seriozitetin në pasqyrimin e të dhënave, në formularët e dorëzuar.

Për t’u theksuar është fakti, se të gjitha masat administrative të vendosura nga Inspektorati i Lartë janë lënë në fuqi nga gjykatat administrative, me përjashtim të një numri të pa konsiderueshëm, për të cilat gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre”-thuhet në raportin e ILDKPKI-së. Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014-2016 ka paraqitur 230 kallëzime penale pranë organit të akuzës, duke përfshirë zyrtarë të të gjitha kategorive e niveleve.

“Vlen të theksohet se janë depozituar kallëzime penale për zyrtarë të niveleve të larta drejtuese, si deputetë,anëtarë KLD, gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit, prokurorë, ambasadorë, këshilltarë, drejtues të qeverisjes vendore etj”-thuhet në raportin e këtij institucioni, dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

47 zyrtarë fshehin 40 milionë euro pasuri
Në raportin për vitin 2014, ILDKP ka pohuar se 47 zyrtarë të lartë kanë fshehur rreth 40 milionë euro pasuri. “Vlen të theksohet se janë depozituar 47 kallëzime penale për zyrtarë të niveleve të larta drejtuese, si deputetë, ish ministër, anëtarë KLD-je, gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit, prokurorë, ambasadorë, këshilltarë, titullarë institucionesh publike, drejtues të qeverisjes vendore, ndër të cilët 21 gjatë vitit 2014 dhe 26 kallëzime penale gjatë vitit 2015.

Kallëzimet penale të zyrtarëve të nivelit të lartë përkojnë me një shumë prej rreth 40 milionë euro pasuri, e cila nuk rrjedh nga burime të ligjshme dhe është e pambuluar me dokumente justifikuese ligjore. Kjo tregon, për rritjen e goditjes dhe fuqisë vepruese të institucionit të ILDKPKI ndaj veprave penale të fshehjes së pasurisë, korrupsionit dhe krimit ekonomik”, thuhej në raport.

Statistikat

1. Kallëzimet penale

Në vitin 2016 për 72 zyrtarë;

Në vitin 2015 për 84 zyrtarë;

Në  vitin 2014 për 74 zyrtarë;

Në vitin 2013 për 0 zyrtarë;

Në vitin 2012 për 6 zyrtarë

2. Gjobat
314 masa administrative gjatë vitit 2016;

550 masa administrative gjatë vitit 2015;

400 masa administrative të gjatë vitit 2014

0 (zero) masa administrative gjatë vitit 2013;

71 masa administrative në vitin 2012.

/Shqiptarja

Next Post
VIDEO/ Zbulohet krijesa e mistershme në fund të oqeanit

VIDEO/ Zbulohet krijesa e mistershme në fund të oqeanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In