Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e opozitës e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën 10:00. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para kryeministria, Berisha bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të mblidhen para Parlamentit.
Ditën e protestës, Lideri i opozitës e cilësoi, si dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit.
“Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit, është dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti”, u shpreh Berisha.











