• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 100 ditët e para, zero varfëri ekstreme”, Berisha në Fier: Nuk do ketë më shqiptarë që do numërojnë kafshatat

by S T
23/04/2025 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Para mbështetësve, Berisha u zotua se në 100 ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike, nëse arrin të fitojë zgjedhjet, rroga minimale në vend do të arrijë në 500 euro, ndërsa do të zhduket plotësisht varfëria ekstreme.

“Në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme, mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria. Nuk ka dhe nuk do ketë pensionistë me cilindo lloj pensioni, të pjesshëm, të plotë e të tjerë, që do marrin më pak se 200 euro në muaj. Nuk ka dhe nuk do ketë të papunë, nuk ka dhe nuk do ketë qytetarë me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, jetimë në familje, që do marrin më pak se 200 euro. Nuk do ketë më shqiptarë që do numërojnë kafshatat, që mund të mos blejnë ilaçet e tyre. Lista e qeverisë italiane për ilaçet e rimbursueshme do jetë lista juaj. Do fillojmë nga dinjiteti njerëzor. Se lëndon më shumë shpirtin e njeriut dhe dinjitetin se sa sofra që nuk të lejon të ushqesh fëmijët e tu, se sa sofra që nuk të lejon t’i japësh 3 vakte ushqim fëmijës tënd. Kjo merr fund. Rrogat minimale do të jenë brenda 3 muajve, 100 ditët e para, 500 euro. Ushqimet, rrogat, ndihmat dhe pensionistët do t’i marrin 20% më mirë se të tjerët”,-tha Berisha.

Me këtë projekt ne u krijojmë një mundësi atyre që shkruajnë jetën e tyre në ndryshimin e kësaj Shqipërie që kemi sot, të jetojnë me dinjitet, të mos presin ilaçet nga njerëzit e tyre nga jashtë por t’i marrin këtu pa lekë, me të njëjtën cilësi.

Kudo i marrim ne këto para? Këto para, miqtë e mi, janë nga të gjitha taksat tuaja që ju paguani në çdo gotë ujë që pini, në çdo kafshatë që hani. Ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse do u kthejmë paratë ju.

Është ditë e zezë, është ditë turpi dita kur Edi Rama solli në Parlamentin Shqiptar buxhetin 8 miliardë euro dhe ndau për 760 mijë nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe të këtij vendi 16 milionë euro, kur vetë harxhon me avionin që ka 22 milionë euro me 140 udhëtime.

Në vitin 2023 ne kishim pensionin mesatar 143 mijë lekë, sot është 172 mijë lekë, por çfarë ndodh? Ka ndodhur që çmimet janë 2 dhe 3 fishuar.

Pensionisti sot, për të përballuar këto çmime, duhet të kishte një pension 393 mijë lekë”,-tha Berisha.

Next Post
“Harxhohet vota me bufin që ka rrjedhur?!”, Rama ironi me opozitën: Këneta ka një Eno, si qyp arkeologjik, unë as fatorino se vë…

"Harxhohet vota me bufin që ka rrjedhur?!", Rama ironi me opozitën: Këneta ka një Eno, si qyp arkeologjik, unë as fatorino se vë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In