• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

by A R
27/02/2026 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga 25 shkurti kushdo që planifikon të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk do ta marrë vizën të stampuar në pasaportë, por elektronikisht. Rregullat e reja u publikuan edhe nga Ambasada Britanike në Tiranë, ku thuhet se sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po digjitalizohet. Në një lidhje me “Dita Jonë” konsulenti i vizave Erjon Vogli dhe avokati Naim Hasani dhanë më tepër detaje mbi procesin e aplikimit.

“Mbretëria e Bashkuar më 25 shkurt do të kalojë sistemin e emigracionit në mënyrë digjitale, vizat do të jenë elektronike e-visa, nuk do të jenë të stampuara në pasaportë. Duhet të krijohet llogaria në faqen zyrtare të shtetit anglez dhe aty do të aksesojnë vizën e tyre. Të gjitha proceset që kanë qenë nuk ndryshojnë, ndryshon vetëm formati si jepet viza. Gjatë aplikimit plotësohet formulari i aplikimit, detajet financiare, familjarët, caktohet shenjat e gishtave dhe bëhet një foto dhe kthehet përgjigje brenda 15 ditëve pune. Por me ligjin e ri vizat nuk do të jenë të stampuara, por elektronikisht”, tha në Dita Jonë në A2 CNN, konsulenti Erjon Vogli.

Avokati Naim Hasani tha se ky proces do të sjellë lehtësi për aplikimin. Sipas tij para se të aplikosh për vizë, të duhet referenca e aplikimit, pasaporta dhe një adresë e-maili.

“Nuk ndryshon asgjë nga procesi i mëparshëm por Britania po kërkon mënyra më të forta të kontrollit të emigracionit dhe në vend të stampës që merrnin qytetarët shqiptarë në pasaportë, tani duhet të hapin llogarinë në e-visa, një sistem që është aplikuar me sukses. Duhet të kesh referencën e aplikimit, pasaportën dhe një adresë e-mail. Është një sistem i qartë. Sapo krijon llogarinë, të del fotografia me të dhënat e tua dhe kur shkon në aeroport nuk ke nevojë të tregosh stampën në paspaortë por i tregon e-visa-n. Nuk është kufizim, por një lehtësim i procesit”, tha avokati Hasani në Dita Jonë në A2 CNN.

Ndërkohë konsulenti i vizave Erion Vogli foli në Dita Jonë për kriteret që duhet të plotësojë një qytetar shqiptar para se të aplikojë për vizë.

“Ka shumë aplikues për viza, por jo të gjithëve u jepen. Përveç atyre që plotësojnë kriteret si: marrëdhënie pune, stabilitet, një arsye për t’u rikthyer në vendin tënd. Stabiliteti financiar dhe të ardhurat financiare nuk krijojnë dyshim. Faktorë të tjerë që mund të kesh të afërm, makina, prona shtëpi”, theksoi ai.

Sipas tij interesi i shqiptarëve për aplikim për viza në mbretërinë e bashkuar ka qenë konstant.

Për vendet e BE-së nga 25 shkurti çdo qytetar që do të aplikojë online për viza britanike aplikimi kushton 16 paund, ndërsa

Për qytetarët shqiptarë kostoja e aplikimit të një vize për në Britaninë e Madhe është 135-140 euro, tha avokati Hasani, ndërsa për qytetarët nga vendet e BE-së nga 25 shkurti aplikimi kushton 16 paund.

Faqja ku mund të aplikoni: https://www.gov.uk/eta

Next Post
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

"Epstein", misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In