• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndryshon ligji/ SHÇBA dhe strukturat e policisë vetohen nga Komisioni i Jashtëm

by Java News
12/03/2019 21:09
Prokuroria dhe Policia e Shtetit ne deklaraten e perbashket pas operacionit "Vol-vo 4", ku u arrestuan edhe dy ish-deputete

Prokuroria dhe Policia e Shtetit ne deklaraten e perbashket pas operacionit "Vol-vo 4", ku u arrestuan edhe dy ish-deputete

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ndryshimet e propozuara nga Sandër Lleshaj, të parët që do të kryejnë procesin e vetingut do të jenë punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, duke filluar nga drejtori, Muhamet Rrumbullaku.

Ata do të vetohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për të qenë të gatshëm që më tej të kryejnë verifikimin e 12 mijë punonjësve të tjerë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të verifikojë në 3 komponentë edhe 287 zyrtarët më të lartë të Policisë, që nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, deri te shefat e Komisariateve.

Ky Komision, i drejtuar nga Viktor Bërdo përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të këtij Komisioni janë nga ILDKPKI, pesë të tjerë nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si dhe pesë të tjerë nga radhët e avokatëve.

Komisioni i Jashtëm do të vlerësojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin për drejtuesit e lartë, nga grada “Drejtues Madhor” deri te grada “Kryekomisar”. Fillon me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zv.drejtorin e Përgjithshëm, drejtuesit e Departamenteve dhe zv.drejtorët, drejtuesit e 12 Drejtorive të Policive Vendore dhe zv.drejtorët, shefat e Sektorëve dhe shefat e Komisariateve.

RELACIONI

Në relacionin që shoqëron draftin e propozuar nga Sandër Lleshaj, shpjegohet se qëllimi i këtij projektligji është të japë një kontribut në përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptare dhe në veçanti të Ministrisë së Brendshme në krijimin e institucioneve të forta me profesionistë me integritet.

“Vlerësimi i punonjësve, në veçanti i atyre të Policisë së Shtetit, është domosdoshmëri në kuadrin edhe të hapave të hedhura nga Reforma në Drejtësi dhe specifikisht të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke marrë në konsideratë rolin e rëndësishëm dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit në hetimet ndaj veprave penale. Procesi i vlerësimit kalimtar bazohet në problemet e identifikuara nga një analizë e detajuar e situatës aktuale në Policinë e Shtetit, në Gardën e Republikës dhe në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Kjo analizë mundësoi përcaktimin e objektivave specifikë, si dhe identifikimin e nevojave për ndryshime ligjore, strukturore dhe procedurale për kryerjen e kontrollit të pasurisë, të figurës dhe aftësive profesionale”, thuhet në relacion. Ndërsa sqarohet se nëpërmjet këtij procesi synohet të garantohet zbatimi i parimit të integritetit, rritja e profesionalizmit dhe garantimi i një karriere të drejtë dhe të bazuar në meritokraci, duke krijuar kështu institucione të forta dhe të besueshme, me profesionistë me integritet.

NDRYSHIMET

Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, synohet që të ulen kostot e procesit, të shpejtohet koha e shqyrtimit të rasteve individuale dhe të garantohet një standard uniform vlerësimi në fazën e dytë dhe të tretë pa prekur paanshmërinë, pavarësinë, objektivitetin dhe përputhjen e procesit të vlerësimit me parametrat e procesit të rregullt ligjor.

Ndryshimi i parë thelbësor është fakti se propozohet që punonjësit e SHÇBA-së të kalojnë të gjithë vlerësimin në fazën parë. Sot, ligji në fuqi parashikon që vetëm drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtori, drejtorët dhe shefat e Sektorëve e Komisariateve e kalonin vlerësimin në fazën e parë. Vlerësimi i fazës së parë kryhet nga një Komision i Jashtëm me 15 anëtarë, i asistuar nga një Sekretariat Teknik me po 15 anëtarë.

Next Post
Intervista/Lorik Cana pa doreza: Jo s’i laj kurrë enët, jam Don Zhuan dhe flas 8 gjuhë

Intervista/Lorik Cana pa doreza: Jo s’i laj kurrë enët, jam Don Zhuan dhe flas 8 gjuhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In