• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndryshimi nga AMC në Telekom Albania, plas sherri me ALBtelecom

by
24/07/2015 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ALBtelecom ka reaguar në lidhje me ndryshimin e emrit të kompanisë AMC, duke e bërë Telekom Albania. Në një deklaratë zyrtare nga ALBtelecom theksohet se kjo kompani ka bërë një veprim që është tërësisht i ndaluar bazuar në ligjet tregtare shqiptare në fuqi, dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Deklaratë nga ALBtelecom

ALBtelecom, i njohur nga Qytetarët Shqiptarë edhe si Albanian Telecom, duke zotëruar edhe emërtesën zyrtare Telekomi Shqiptar përpara privatizimit, është një kompani po aq e vjetër sa Shteti Shqiptar me rrënjë që zgjaten 104 vjet më parë. Ky institucion, në të cilin Shteti Shqiptar edhe sot zotëron 20 përqind të aksioneve, është kthyer në një identet të konceptit të Telekomunikacioneve dhe Teknologjisë në Shqipëri.

Përdorimi i emrit Albanian Telecom nga kompani të tjera sëbashku me të gjitha versionet e mundshme të tij dhe i cilitdo emër që në mënyrë direkte sjell në vëmendje emrin Albanian Telecom dhe përkthimet e tij, është tërësisht i ndaluar bazuar në ligjet tregtare shqiptare në fuqi, dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Albanian Telekom/Telekomi Shqiptar nuk është vetëm një emër kompanie, por gjithashtu edhe një pronë historike e Shtetit Shqiptar. Fakti që regjistrimi i emrit Telekom Albania, që ngjan identikisht me Albanian Telecom thjesht me një radhitje tjetër të fjalëve, është jo vetëm kundër ligjeve tregtare në fuqi, por edhe kundër kodeve të QKR-së dhe praktikave të Autoritetit të Konkurrencës.

Për arsyet më sipër, është shumë surprizuese për ALBtelecom që të shohë përdorimin zyrtar dhe lançimin e emrit të kësaj kompanie nga një kompani tjetër. Gjithësesi, pavarësisht së më lart, ne ende besojmë se ky nuk është veprim i paramenduar, por një pikë pakujdesie brenda institucionit.

ALBtelecom është gati për të përdorur të gjitha të drejtat ligjore lidhur me këtë çështje, gjithësesi ka besim të plotë se ndryshimet përkatëse do të ndodhin dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për veprime ligjore.

Next Post

Jojon, qenin serfist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In