Deputeti Myslim Murrizi, i cili është dhe nismtëtari për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave ka treguar sot qëllimin e kërkesës që është mbështetur nga 27 deputetë të tjerë.
Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve dhe të Këshillit të Legjislacionit, Murrizi ka thënë se hapja e listave hapë garën. Ai shtoi se kërkesa e tyre është e mbështetur në rekomandimet e OSBE, duke cituar dhe një raportit të vitit 2008.
“Unë mendoj që shoqëria shqiptare nuk a luksin për të pasur 134 subjekte politike, por sipas raporteve shumica e partive nuk janë fare aktive. 48 parti marrin më pak vota se sa kanë dorëzuar në Gjykatë ku janë regjistruar si të tilla. Nëse hapim listat, duhet të shkojmë dhe të garojnë, ku do shohim qytetarët se sa do bindin elektroatin me programin e tyre dhe figurat që do të propozojnë. Do doja tu bëja me dije se kjo që ne propozojmë sot, ka qenë e sanksionuar dhe në raportet e OSBE që në vitin 2008, ata kanë rekomanduar si sistem më të mirë është propocionali me lista të hapura, por nuk u dëgjua nga baballarët e politikës”, u shpreh ai.
Sipas tij, ndryshimi i dy neneve të Kushtetutës që do të ndryshonte sistemin, bëhet që vota e shqiptarëve të shkojë atje ku ata duan.
“Nisma jonë për të ndryshuar Kushtetutën erdhi si pasojë e dështimit të referendumit të 50 mijë zgjedhësve. Kërkonin ndryshimin kushtetues. Duke parë që KQZ nuk ka kuorumin e 2/3 dhe refuzimi që i është bërë kërkesës së 50 mijë shqiptarëve, ne ndërmorëm këtë hap që bllokon votën e sovranit”, tha Murrizi.
g.kosovari











