• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Peleshi: PS gati për konsensus, të heqim çdo pengesë për votën e diasporës

by S T
20/01/2025 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha se, sesioni i ri i Kuvendit, pritet të jetë i ngarkuar me aktivitet parlamentar në komisione, seanca parlamentare dhe aktivitete brenda dhe jashtë vendit, si dhe me një angazhim të shtuar në zonat elektorale, duke pasur parasysh stinën politike parazgjedhore.

Duke marrë fjalën sot, në seancën e parë plenare të kësaj legjislature që do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për votimet e 11 majit prej nga do të dalë parlamenti i ri, Peleshi theksoi se, “në sesionin e kaluar, Kuvendi miratoi 36 akte, duke arritur konsensus në 4 prej tyre ndërmjet mazhorancës dhe opozitës”.

Sipas tij, Kuvendi ka një rol kyç, krahas qeverisë dhe institucioneve të pavarura, në avancimin e reformave.

Duke u ndalur në disa nga ligjet e rëndësishme që janë miratuar në legjislaturën e fundit, Peleshi theksoi se, “miratimi i Ligjit të Buxhetit 2025 shënon një arritje të rëndësishme, duke u bazuar në rritjen ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal dhe mbështetjen për sektorët strategjikë”.

“Prioritetet e buxhetit përfshijnë forcimin e infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve publike dhe avancimin e programeve sociale në arsimi, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Këto prioritete janë mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke synuar konvergjencën me vendet e BE-së”, deklaroi ai.

Peleshi u shpreh se, mirëadministrimi, transparenca dhe investimet strategjike synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Falë punës së Kuvendit, Shqipëria sot disponon 3 herë më shumë burime se në vitin 2013 dhe një ekonomi dyfish më të madhe. Pavarësisht retorikës destruktive dhe pengesave, Kuvendi ka hapur rrugën për progres ekonomik dhe shoqëror. Shqipëria ndodhet në një moment historik. Në tetor 2024, vendi hapi negociatat për grupkapitullin e parë të anëtarësimit në BE, që trajton shtyllat kyçe të shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe reformës në drejtësi. Kuvendi ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e udhërrëfyesve kryesorë për reformën në drejtësi, administratën publike dhe axhendën e reformave. Hapja e negociatave për grupkapitullin e gjashtë në dhjetor 2024 ka rikonfirmuar pozicionin e Shqipërisë si një partner strategjik. Këto hapa dëshmojnë vullnetin politik për të avancuar reformat dhe për të integruar vendin në BE”, u shpreh Peleshi.

Ai nënvizoi se, imazhi i Shqipërisë sot është përmirësuar ndjeshëm në arenën ndërkombëtare.

“Nga një vend me pak takime në kancelaritë e BE-së, sot Shqipëria është pritëse e samiteve të BE-së dhe NATO-s. Punët e Shqipërisë nuk kanë përfunduar. Reformat si ajo në drejtësi kanë dhënë rezultatet e para, por ka ende shumë për të bërë. Komisionet për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, si dhe për Dezinformimin, janë instrumente të rëndësishëm që përforcojnë angazhimin për forcimin e shtetit dhe mirëqeverisjen”, theksoi gjatë fjalës së tij Peleshi.

Sipas tij, rreth 45 mijë shqiptarë nga diaspora janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë.

“Vota e diasporës ka qenë një angazhim i përhershëm i Partisë Socialiste. Konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një moment pozitiv i politikës konstruktive. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pret të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë KQZ-së kohën e nevojshme për implementimin e tyre. Qeveria ka alokuar fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën. Zgjedhjet politike janë gjithmonë një moment vendimtar. Partia Socialiste ka ditur të reflektojë mbi rezultatet dhe të punojë për përmbushjen e ambicies historike: anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”, u shpreh Peleshi. /j.p/

Next Post
Stoku i dosjeve në Apel, PS me propozime ligjore/ Bushka: Ja 5 nismat që do e ndryshojnë drejtësinë

Stoku i dosjeve në Apel, PS me propozime ligjore/ Bushka: Ja 5 nismat që do e ndryshojnë drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com