• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndryshimi i klimës, pasoja të rënda për Floridën| Detet po rriten me një ritëm alarmues

by A M
12/08/2023 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Big Pine Key, pjesë e Florida Keys është nën kërcënim pasi nivelet e detit vazhdojnë të rriten me një ritëm alarmues, sipas të dhënave më të fundit nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Ka pasur një rritje befasuese në nivelet e detit përgjatë bregut të Floridës që nga viti 1950, që i atribuohet shkrirjes së shtresave të akullit dhe ndryshimeve klimatike.

I ndodhur në Lower Florida Keys, Big Pine Key së bashku me pjesën tjetër të Florida Keys, po përballet me një situatë të tmerrshme.

“Unë kam jetuar këtu në Big Pine Key që nga viti 2000 dhe me të vërtetë që nga ajo kohë, kam filluar t’i kushtoj vëmendje ndikimeve të ndryshimeve klimatike, dhe kjo përfshin ngritjen e nivelit të detit, ngrohjen, temperaturat e oqeanit, uraganet më të forta. Dhe çdo një nga ato gjëra është thjesht me të vërtetë dramatike këtu në Florida Keys.”

Studimet e fundit të kryera në Florida-n Juglindore dhe atë jugore tregojnë se në terma afatshkurtër, rritja e nivelit të detit parashikohet të jetë nga 0.25 metra dhe 0.43 metra deri në vitin 2040 dhe nga 0.53 metra deri në 1.37 metra deri në 2070.

“Kështu që ju mund të shihni të gjithë shkatërrimin këtu. E gjithë bimësia këtu u shkatërruan përfshirë edhe shtëpitë të cilët pësuan dëme nga uragani Irma që goditi Floridën jugore në 2017. Ishte një tronditje e jashtëzakonshme.”

Teksa nivelet e detit rriten sipas eskpertëve kjo rrit cenueshmërinë e ishullit, duke pasur parasysh ekosistemin e ulët, i cili rrit rrezikun e përmbytjeve, erozionit dhe depërtimit të ujërave të kripura.”

Pasojat e saj do të duken me vite me rradhë. Deri më tani flora dhe fauna e gjithë kësaj zone po zhduket dalëngadalë.

“Uragani Andrew, i cili ishtë në fund të Gushtit të kaluar ndodhi për shkak të El Nino. Gjatë shekullit të kaluar, ai është rritur 10 herë më shumë. Dhe pikërisht tani, parashikimet e ekspertëve thonë së situata do të përkeqësohet nëse nuk merren masa për të ndalur emetimet, shpyllëzimin dhe të frenohen ndryshimet e mëtejshme klimatike.”

Infrastruktura dhe shtëpitë janë nën kërcënim në rritje nga përmbytjet e shpeshta dhe stuhitë. Habitatet si rizoforët, të cilët luajnë një rol kryesor në ruajtjen e jetës detare, janë gjithashtu në rrezik nga zhdukja.

Autoritetet dhe drejtuesit e komunitetit po përballen me nevojën urgjente. Projektet e stabilizimit të vijës bregdetare dhe iniciativat për rindërtimin e rregullt të banesave janë duke u zhvilluar për të ndihmuar në shmangien e përmbytjeve.

Ekspertët shprehen se tanimë po mendohen teknika të ndryshme të rindërtimit.

“Pasi ndikimet e ndryshimeve klimatike, çojnë në një atmosferë më të ngrohtë, oqeane më të ngrohtë, nivele më të larta deti, përshtatjet që kemi bërë, zgjedhjet që kemi bërë, ligjet që kemi vënë në fuqi, mënyrën që ne ndërtojmë, etj, ku zgjedhim të ndërtojmë, tanimë duhet t’i vëmë në jetë. Ne do të duhet të fillojmë të rimendojmë. Qeveritë lokale këtu po rimendojnë se ku të lejojnë ndërtimin dhe çfarë lloj ndërtimi të lejojnë. Por pyetja më e madhe është që a do zbatohet me përpikmëri deri në fund.”

Florida Keys po përballet me një të ardhme më të nxehtë, më të egër dhe më të kripur. Do të nevojiten përpjekje të bashkuara për të ecur përpara. Por ata tani po përjetojnë një krizë të madhe.

Nxehtësia ekstreme ka shkaktuar zbardhjen e koraleve, ku koralet nxjerrin simbionet e tyre shumëngjyrëshe të algave, duke i lënë ato të zbehta dhe të pambrojtura. Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës ka lëshuar një alarm të nivelit 2 për shkëmbinjtë nënujorë, niveli më i lartë, që tregon se zbardhja e shkëmbinjve koralorë pritet të jetë edhe më intensive.

 

Next Post
Shkon në 67 numri i viktimave nga zjarret në ishullin Hawaii

Shkon në 67 numri i viktimave nga zjarret në ishullin Hawaii

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor

February 25, 2026
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

February 25, 2026
Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

February 25, 2026
“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

February 25, 2026
E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

February 25, 2026
Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

February 25, 2026
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

February 25, 2026
“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In