• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndryshimi i itinerarit të makinave me 3.4 mln euro pasi Basha foli në Parlament?

by A R
28/06/2018 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër personat e arrestuar lidhur me çështjen e 3.4 milionë eurove të sekustruara në portin e Durrësit, janë paraqitur sot para Gjykatës së Durrësit e cila vendosi ndaj tyre masën “arrest me burg”.

Shoferi i kamionit, 61-vjeçari Çeka ka dhënë një dëshmi që mund të ndihmojë hetimet lidhur me dekonspirimin e operacionit. Ai ka thënë se gjatë rrugës, pronari i kompanisë së transportit Edi Lika, i kërkoi të ndryshonte itinerarin dhe të kalonte përmes portit të Barit dhe jo Ankonës si zakonisht.

Pyetja që ngrihet është nëse ata ndryshuar itnerarin pas deklaratave së Bashës në parlament të enjten e shkuar? Kujtojmë se Basha foli për një “Toyota Yaris” me 1.5 milionë euro që siaps tij ishin të një grupi kriminal me garant kreun e grupit të PS Taulant Balla.

Por, kur Basha dha deklaratën, operacioni nuk ishte finalizuar, por policia kishte informacion dhe priste ngarkesën. Siç dihet, dy kushërinjtë Vladi, janë ende në kërkim dhe dyshohet se u larguan pasi informacionet dolën në sallën e parlamentit.

“U kontaktova për të marrë mjetet në Belgjikë. Në datë 13 jemi nisur nga Tirana në rrugë tokësore, nëpërmjet Malit të Zi për të shkuar në Belgjikë. Kur shkuam atje u kontaktuam nga një prej kushërinjve Vladi që na tha për makinat. Ngarkuam “Toyotat” dhe u nisëm drejt Italisë. Ishte hera e tretë që vinim të ngarkuar me makina. Një natë para se të niseshin, u kontaktuam nga Edi Lika që na tha të niseshin nga Bari dhe jo Ankona si gjithmonë. Në Portin e Durrësit porositës i mallit ishte Alfred Vladi”, ka deklaruar Agim Çeka që forcon pistën e dekonspirimit.

Lidhur me këto deklarime të shoferit, mësohet se pronari i tij Edi Lika nuk ka bërë asnjë koment.

Deklarimet e shoferit në dosje:

Më datë 12.06.2018 shoferi deklaron të ketë marrë një telefonatë nga pronari i tij për të marrë trajlerin në Tiranë e të niseshin bashkë me djalin e tij Klevi Canin për në Belgjikë ku do ngarkonin disa makina për t’i sjellë në Shqipëri.

Më datë 13 ata janë nisur në mëngjes herët, kanë kaluar kufirin nga Hani i Hotit në Mal të Zi, pastaj në Kroaci, Slloveni, Austri dhe Gjermani. Në datë 16 kanë mbërritur në qytetin Sherlo të Belgjikës që rezulton të ishte edhe destinacioni i tyre.

Kanë qëndruar dy ditë aty dhe kanë fjetur dy ditë në trajler në pritje të makinave. Në këtë vend ai deklaron të ketë qënë edhe një herë tjetër.

Kur kanë shkuar atje kanë kontaktuar me shtetasin Elvis Vladi, i cili i ka ngarkuar mjetet Toyota. Me pas kanë marrë edhe 2 mjete të tjera dhe janë nisur për në Itali në portin e Anconës. Në atë moment i ka marrë në telefon Eduardi dhe iu ka thënë të shkonin në portin e Barit dhe kanë shkuar në Bari.

Personi që priste makinat në portin e Durrësit e kishte emrin Fredi, djali i xhaxhait të Vis Vladit. Ai ishte edhe personi që priste doganat për makinat dhe më pas i niste për në Tiranë. Shoferi pohon se e ka takuar një herë tjëetër këtë të fundit dhe ai ishte marrë me zhdoganimin e makinave./JavaNews/a.m.

Next Post
Egjipti gjen fajin për Botërorin, ishte agjërimi

Egjipti gjen fajin për Botërorin, ishte agjërimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In