• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimi/ Blendi Gonxhe: Kategoria e shoferëve që do të futen në testim patente dhe 20 pyetjet

by Java News
18/11/2021 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” sqaroi kategorinë e shoferëve që do të futen në ritestim. Ai u shpreh se drejtuesit e makinave me të paktën tre shkelje të rënda dhe pikë të hequra nga patenta do të ritestohen, por theksoi se në fund leja e drejtimit nuk do të hiqet dhe se gjithçka po bëhet si “pit stop” për kujtesë për shoferët.

Kush, si dhe perse do të ritestohen drejtuesit e makinave?

Ne kemi një moment, që duam ta shfrytëzojmë për “trokitje” në ndërgjegjen e atyre që paraqiten në sportelet për rinovim të lejes së drejtimit. Kemi gjykuar që është e nevojshme për shkak të shtimit të numrit të drejtuesve dhe mjeteve, kemi 710 mijë aktive. Kemi 1.1 milion drejtues mjetesh. Kemi edhe rreth 300 mijë tranzitues në sezone të ndryshme duke bërë që të kemi rreth 1 mln mjete në lëvizje në vend.

Është e domosdoshme edhe për shkak të detyrimeve të kodit rrugor për të investuar cdo lloj mundësie për rifreskimin e dijeve, gjetëm këtë hapësirë për këtë ndërhyrë me këtë “trokitje”, një “pit stop” edukativ që vjen dhe targeton kategorinë më kryesore që vjen për rinovimin, që janë kontigjenti i atyre që kanë një numër shkeljesh, mbi tre vitin e fundit. Nuk është se caktojmë ne, por sistemi.

Pra jo të gjithë që do të shkojnë për rinovim të patentës do të kalojnë në këtë testim?

Po. Vetëm ata që i sinjalizon sistemi. Sot jemi në momentin që mund të vjelin atë që kemi mbjellë, alertet që vijnë nga sistemet, masat që janë marrë kundër atyre që janë mbi tre masa në vitin e fundit.

Ti shpjegojmë më saktë?

Këtu nuk hyjnë gjobat e nivelit që nuk kanë pasoja, parkimet apo gjobat, hyjnë vetëm ato gjoba që dënohen me heqje pikësh, shkelje e semaforit, mungesa e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit në timon. Duhet të jenë tre (gjobat) në vitin e fundit. Përdorimi i alkoolit, manovrat e shpejtësisë së lartë, etj.

Çfarë ritestimi do t’ju bëhet?

Si në shumë vende kemi menduar që të kemi një kujtesë të normave kryesore të sjelljes që lidhet me sigurinë rrugore, që janë shumë thelbësore dhe që janë mjaft të njohura dhe jo gjithmonë drejtuesit nuk i dinë, por nuk dua t’ja dinë.

Kjo “trokitje” është një pyetësor, me 20 pyetje që do jenë të gjeneruara nga sistemi dhe në rast se nuk u përgjigjesh 70% të tyre, atëherë do të kalosh në një seancë 10-12 minuta që do të të japë në mënyrë grafike këto nocione në këto minuta në një sallë dhe më pas ky person që ju përgjigjet 70% të pyetjeve vazhdon ulet në sportel, rinovon lejen e drejtimit me këtë kujtesë.

Qëllimi nuk është të mos rinovohet patenta?

Qëllimi është përdorimi i të gjitha mundësive për të ndërgjegjësuar për të rikujtuar këto nocione./m.j

Next Post
Afat 10 vjeçar/ Shqipëria doli sot në tregun ndërkombëtar për marrjen e Eurobondit, është siguruar shuma 650 milionë euro

Afat 10 vjeçar/ Shqipëria doli sot në tregun ndërkombëtar për marrjen e Eurobondit, është siguruar shuma 650 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In