• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet/ Shtesë në pension deri në 6% në vit, ja rastet kur përfitoni

by Java News
14/01/2018 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur mbushin moshën e daljes në pension, të moshuarit mund të përfitojnë shtesë në çdo rast. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore nëse pensionistët vijojnë punën, pavarisht se plotësojnë moshën, atëherë marrin shtesë në pension prej 0.6% çdo muaj. Kjo do të thotë se mund të merrni shtesë ne pension deri në 6% në vit. Kjo do të thotë se për një pension 15 mijë lekë të reja, nëse vijoni punën edhe për një vit, merrni shtesë prej 900 lekë, pra një pension prej 15 900 lekë.

Pension edhe kur punoni
Të moshuarit mund të marrin pensionin edhe kur të vijojnë punën, por me një kusht. “Në çdo rast mund të përfitohet pagesa e çdo lloj pensioni për pensionistët që, pas daljes në pension, vazhdojnë punën, me kusht që të vazhdohet të paguhen kontributet. Lejohet pagesa e pensionit mujor të pleqërise për pensionistët pas daljes në pension punësohen ose vetëpunësohen në sektorin privat.

Pensionistët e punësuar ose vetëpunësuar në sektorin privat derdhin kontribut gjatë gjithë kohës që marrin pensionin. Nuk njihet vjetërsi pune, koha që pensionistët marrin pension.  i siguruari që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, merr shtesë në masën 0.5% të pensionit të plotë, për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe që paguan kontribute. Kjo shtesë nuk përfitohet kur i siguruari ka lidhur pensionin mujor dhe vazhdon të punojë duke paguar sigurime”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Llogaritja e pensionit
Pënsioni kur keni plotësuar të gjitha kushtet llogaritet në bazë të kontributeve që keni derdhur plus pensionin social. Përfitohet 1% e kontributeve të derdhura gjatë gjithë viteve duke shtuar dhe shumën prej 6750 lekë, duke u bazuar tek formula P=PS+SH, ku PS, është pensioni Social dhe SH, shtesa e sigurimeve që keni paguar.

“Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, duke shtuar pensionin social”, – thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore.

Pensioni para kohe
Gjithashtu skema e sigurimeve shoqërore parashikon edhe pension të reduktuar. Kushtet e përfitimit: a) Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, sipas tabelës së mësipërme; b) Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar)./Shqiptarja

a.ç

Next Post
EMRI/ Zbulohet si komandant i ISIS, djali i biznesmenit shqiptar në SHBA bën thirrje për sulme terroriste

EMRI/ Zbulohet si komandant i ISIS, djali i biznesmenit shqiptar në SHBA bën thirrje për sulme terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In