• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ndryshimet në qeveri/ Patozi: Asgjë për t’u shënuar, Rama vuri njerëzit me peshë para zgjedhjeve

by Java News
29/12/2020 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi në “Ditari” në A2 se ndryshimet e fundit në qeveri nuk kanë asgjë për t’u shënuar.

“Nuk ka asgjë për t’u shënuar në atë që PS-ja i paraqet publikut. Janë të njëjtët emra që lëvizin. Ka rënë euforia e shkëmbimeve politike Prishtinë-Tiranë tashmë. Ishin dy prurje nga Kosova që siç erdhën, ashtu edhe ikën, por nuk është faji i tyre. Ishte eksperiment i dështuar i Edi Ramës.

Rama ktheu Niko Peleshin si drejtues të PS-në në Qarkun e Korçës dhe tani, të gjithë njerëzit politikë i ka në maksimumin e peshës përpara zgjedhjeve të ardhshme”, theksoi Patozi.

Ndërkohë, sot Bindja Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Patozi e komentoi kështu këtë lëvizje: “Duam që të vëmë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese përmes kërkesës sonë dhe ajo i ka të gjitha mundësitë që ta shqyrtojë këtë kërkesë përpara 25 prillit, në mënyrë që të shmangë implementimin e Kodit Elektoral, që sipas nesh është antikushtetues, në nenin 163. Pritshmëria jonë është që ai nen të bjerë, ai herësi i famshëm që e lë të mbyllur listën. Çudia jonë nuk është me mazhorancën, por me opozitën, PD dhe LSI, që nuk ndihet për këtë.

Në rast se këto dy parti do të kishin merak Kodin Elektoral, që e kanë konsideruar të njëanshëm, do ta kishin bërë një gjest të paktën. Këta duan të ruajnë kryetarokracinë dhe ne duam që kjo praktikë të marrë fund. Kjo është arsyeja pse ne e çuam kërkesën tonë që sot në Gjykatën Kushtetuese”.

Next Post
Muzika/Dua Lipa me reperin e njohur shqiptar

Muzika/Dua Lipa, një nga personazhet më me fat për 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In