• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në PD nga Basha, “Zëri i Amerikës”: Opozita rinis debatet për kreun e grupit parlamentar

by A R
14/09/2023 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në radhët e Partisë Demokratike të opozitës, vazhdojnë e thellohen polemikat e ndarjeve dhe paqartësitë e përfaqësimit të grupit parlamentar të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar Kuvendin se detyrën e kreut të grupit parlamentar ia ka deleguar nënkryetares së partisë, Flutura Açka.

Në njoftimin e zotit Basha në emër të grupit, citohen nene të statutit të partisë dhe të rregullores së bredshme të grupit parlamentar, si dhe bëhet e ditur kryesia e grupit me deputetët Kreshnik Çollaku, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e lexoi sot në seancën plenare dokumentin e nënshkruar nga zoti Basha, krahas një tjetër njoftimi, që kishte marrë nga deputeti Gazmend Bardhi, sipas të cilit “grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka bërë asnjë ndryshim të rregullores së vet dhe as të kryetarit të tij”.

Zoti Bardhi citoi Rregulloren e Kuvendit, sipas të cilës “grupet parlamentare miratojnë rregulloret e organizimit të brendshme të tyre dhe se është grupi parlamentar, që zgjedh kryetarin e vet”.

Ai tha se shumica socialiste nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike me provokime të papranueshme.

Por kryetarja e Kuvendit, Nikolla, tha se opozita është në një situatë konfuze dhe ka krijuar një situatë të paprecedent për institucionin.

“Konfuzionin tuaj nuk mund t’ia kaloni Kuvendit. Nuk e zgjedh unë kryetarin e grupit dhe as mbaj shënime si bëhen mbledhjet e grupeve. Rregullorja e Kuvendit përcakton se si zgjidhet kryetari i grupit. Këtë e bën grupi, por aty nuk thuhet se kush e njofton kryetaren e Kuvendit”, tha zonja Nikolla.

Ajo tha se ka kërkuar këshillim juridik nga institucioni dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i drejtohet edhe këshillit për rregulloren dhe mandatet.

Kjo është hera e dytë që seanca plenare e Kuvendit përfshihet nga debatet mbi kryesimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, detyrë të cilën tani e pretendojnë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputeti Gazmend Bardhi.

Zoti Basha ka ardhur me këto vendime të reja pak ditë pasi u rizgjodh kryetar nga Kuvendi i Partisë, ku edhe u zgjodhën forumet e reja drejtuese të partisë, ndonëse përkrah tij janë një grup prej 10 deputetësh.

Ai theksoi si përparësi të Partisë Demokratike euro-atlantizmin, ndarjen nga berishizmi dhe mbështetjen e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit, duke i quajtur si bunkeri anti-amerikan të gjithë ata që ndjekin ish kryeministrin Berisha.

Ndarjet dhe përplasje mes grupeve sa vijnë e thellohen më tej në radhët e Partisë Demokratike prej dy vjetësh, pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

Gazmend Bardhi organizoi disa ditë më parë një mbledhje të 40 deputetëve, që përkrahin atë si kryetar grupi parlamentar, si dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Të dy grupet u takuan pas dy vjet akuzash të ashpra ndaj njëri tjetrit mbi përgjegjësitë e përçarjes së opozitës. Ata theksuan se sot po unifikonin kështu aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së kryeministrit Rama.

Vëzhguesit vendas i referohen Partisë Demokratike nën drejtimin e zotit Basha si partia zyrtare, e cila megjithë numrat e pakët në Kuvend, po përpiqet të rindërtohet në bazë dhe në forume pas përçarjeve, që u shkaktuan nga lëvizja e Foltores e ish kryeministrit Berisha, dhe nga sulmi i dhunshëm kundër selisë së saj./VOA

Next Post
“Familjarët e pengut të vrarë dorëzuan telefonat e tij në polici” / Hoxha zbardh detaje për aplikacionin “sekret”

"Familjarët e pengut të vrarë dorëzuan telefonat e tij në polici" / Hoxha zbardh detaje për aplikacionin "sekret"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In