Kreu i LZHK, Dashamir Shehi u shpreh sot se kushti i aleatëve të djathtë për Lulzim Bashën është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Duke komentuar takimin e Bashës me aleatët paraditen e kësaj të hëne, Shehi tha në studion e Report Tv se është diskutuar për aksionet e ardhshme politike përfshirë edhe protestën e ardhshme e paralajmëruar për në fund të janarit.
Por ajo që kanë kërkuar aleatët, tha Shehi, “ka qenë ndërhyrja në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimi i sistemit” si kusht ky i aleatëve të djathtë për Bashën.
Shehi tha gjithashtu se “aleatët e djathtë kërkuan në takimin me Bashën edhe ndryshimin e hartës administrative”.