• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

by A R
27/01/2026 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligj për disa ndryshime në “Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar do të diskutohet sot në Kuvend për t’u hedhur më pas në votim.

Në lidhje me këtë projektligj, deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për media jashtë Parlamentit, deklaroi se liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime. Sipas saj, Kodi Penal do të përdoret nga qeveria si kërcënim ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Ajo theksoi se PD-ja kërkoi ndryshim të nenit 119-të dhe 120-të, përkatësisht të fyerjes dhe shpifjes, por mazhoranca, sipas saj, propozoi një tjetër draft i cili të mos e prekte nenin 119-të dhe nenin 120-të ta prekte pjesërisht për përcaktimin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit Penal”

“Ka sot media në Shqipëri që kanë gazetarët, organizatat vullnetare të gazetarëve, sidomos atyre të terrenit. Pak më parë ka pasur një protestë të tyre, ka pasur një proces të gjatë konsultimesh me gjithë gazetarët për të arriture në një draft të kodit penal i propozuar nga PD dhe mbante firmën time. Cilat janë shqetësimet kryesore?

Sot liria e fjalës është në rrezik, qeveria mazhoranca pushteti e përdor padinë penale si kërcënim ndaj gazetarëve, ndaj fjalës së lirë. Prandaj pas një procesi të gjatë konsultimesh 2 mujor, ne propozuam një draft të Kodit Penal i cili kishte shfuqizimin e plotë të nenit 119 dhe 120, që janë specifikisht neni për fyerjen dhe neni për shpifjen.

Jo vetëm për gazetarët, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Qeveria shqiptare shkoi për një draft tjetër, qeveria shqiptare vendosi që nenin 119, pra fyerjen, të mos e prekë. Ndërkohë që neni 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit Penal, pra jashtë kërcënimit me burg”, deklaroi Tabaku.

Deputetja sqaroi se sot në Shqipëri ka zero gazetarë teë regjistruar si të vetërregulluar në organizata apo në Qendrën Kombëtare të Biznesit, që do të thotë se Kodi Penal do të përdoret si kërcënim ndaj gazetarëve. Ajo theksoi se fjalës së lirë nuk mund ti vësh pranga.

“Të gjithë ata gazetarë që janë të regjistruar si të vetërregulluar në organizata, në qendrën kombëtare të biznesit, të njohura si të tilla. Në Shqipëri ka zero organizata të tilla, që do të thotë se Kodi Penal do të përdoret si kërcënim ndaj gazetarëve për të seleksionuar ata gazetarë që do ti kërcënojë me burg dhe ato të tjerët që do ti lejojë të fyejnë, intimidojnë e shpifin.

Si një masë për të treguar se fjala e lirë nuk kërcënohet me burg. Fjalës së lirë nuk mund ti vësh pranga. Sigurisht që ka masa, në kodin civil si në të gjitha vendet e tjera europiane nëse ekziston fyerja dhe shpifja”, deklaroi Tabaku.

Next Post
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In