• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndryshimet në Kodin Penal/ Sendet e palejuara në burg, 1-3 vite heqje lirie

by Lorenc Vangjeli
29/01/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve njofton, se pas miratimit në Këshillin e Ministrave të iniciativës ligjore të nisur nga Ministria e Drejtësisë rreth 6 muaj më parë, është miratuar dhe tashmë botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 249, datë 14.01.2015 ndryshimi i Kodit Penal, i cili përfshin edhe veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Ky ndryshim ligjor hyn sot në fuqi dhe gjen shtrirje në të 23 institucionet e sistemit të burgjeve në Shqipëri.

Parandalimi i dukurisë problematike të futjes së sendeve të ndaluara në regjimin e vuajtjes së dënimeve, në veçanti i telefonave celularë, ka qenë një sfidë në veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kjo është bërë edhe më e vështirë kur punonjës të sigurisë apo stafit civil kanë qenë të përfshirë jo vetëm në krijimin e rrjeteve korruptuese, por edhe në bashkëpunimin që ata kanë patur me të paraburgosurit dhe të dënuarit për të futur në qeli dhe më pas shitur këta telefona celularë në vlera monetare të konsiderueshme.

Duke vlerësuar këtë sfidë u ndërmor iniciativa ligjore për të kriminalizuar këtë veprimtari, duke propozuar hartimin dhe përfshirjen e një neni të veçantë në Kodin Penal. Konkretisht, në Ligjin Nr. 135, datë 05.12.2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, është shtuar neni 324/a i Kodit Penal, në Kreun IX “Vepra penale kundër drejtësisë”, me këtë përmbajtje:

“Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose nga personi që ka për detyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike ose që për shkak të detyrës ose profesionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi, dënohet me burgim nga pesë vjet deri në dhjetë vjet”.

Për të vënë në zbatim këtë ndryshim ligjor, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë disa hapa administrativë, si shkresa zyrtare drejtuar IEVPenale dhe mbledhje pune me stafet ligjore dhe drejtuesit e IEVPenale, për të njohur punonjësit dhe personat me liri të kufizuar me parashikimet e këtij neni dhe pasojat e konsumimit të kësaj vepre penale. Nga ana proceduriale, për çdo rast të kapjes së telefonave celularë do të informohet Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson, se një hap i tillë ligjor vjen në një moment të rëndësishëm të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve, kur janë ndërmarrë disa iniciativa të mëparshme administrative për të zvogëluar fenomenin.

Next Post

Erion Braçe, replikë me Blushin: Populizëm që vret të majtën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

December 25, 2025
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

December 25, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Ish-kreu i FRPD reagon për takimet e Salianjit në Durrës, Gjirokastër e Elbasan: Pjesëmarrje masive, lidershipi flet me nxitim! Ja 3 arritjet..

December 25, 2025
Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

Kryebashkiaku Veliaj uron Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe shpresa lind edhe në momentet më të vështira

December 25, 2025
Ish-bashkëshorti i vrau të fejuarin dhe motrën, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother

Ish-bashkëshorti i vrau të fejuarin dhe motrën, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother

December 25, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

December 25, 2025
A ka Krishtlindja një origjinë pagane?

A ka Krishtlindja një origjinë pagane?

December 25, 2025
Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

December 25, 2025
Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com