• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Manja: Opozita synon të godasë Reformën në Drejtësi!

by A R
14/05/2018 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka dhënë sqarime për ndryshimet në kodin e procedurës penale, duke marrë shkas nga akuzat e opozitës. Në një komunikim me gazetarët Manja theksoi se partitë opozitare po bëjnë sulme të padrejta, ndërsa shtoi se këto forca politike po godasin Reformën në Drejtësi.

“Sqarim per ndryshimet ne kodin e procedurës penale. Partite e opozitës, sulme te padrejta. Opozita braktisi ligjet e reformës ne drejtësi. Prej disa ditësh është sulmuar Komisioni dhe Reforma në drejtësi. Më lejoni të vij tek projektligji i debatuar për disa ndryshime, që ka qenë një nga pr.ligjet e paketës së dytë. E gjithë puna për paketën e dytë për Reformën në Drejtësi vazhdon edhe sot dhe është punë e asistuar nga grupi i ekspertëve”, tha Manja.

Manja: Qëndrimin e PD e dimë të gjithë. PD e braktisi paketën e dytë të pr.ligjeve për Reformën në Drejtësi. Ne nuk kuptojmë sot LSI, e cila që në momentin e parë dhe në miratimin e të gjitha ndryshimeve kushtetuese ka qenë e pranishme.

Informojmë opinionin publik dhe mediat, Kuvendi i shqyrton nismat ligjore përfshirë dhe ato të depozituara nga deputetët, por në praktikën parlamentare e dini që ne kemi një praktikë shumë të konsoliduar.

Pr.ligji i shumë debatuar për disa ndryshime dhe shtesa në Kodin e Procedurës Penale, që ka qenë një nga pr.ligjet e paketës së Drejtësisë. Komisioni i Reformës në Drejtësi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe paketës së parë prej 7 ligjesh vendosi që paketa e dytë e pr.ligjeve të reformës në drejtësi të shqyrtohet dhe miratohet në kom e ligjeve. Kuvendi vendos që 27 pr ligjet e hartuara nga ekspertët e nivelit të lartë të shqyrtohen dhe miratohet nga Komisionin për Çështjet Ligjore.

Pika 3 e vendimit të Kuvendit: Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë të vazhdojnë të mbështesin komisionin ligjor. Pr.ligji në fjalë është depozituar më 25 dhjetor 2016 për t’u shqyrtuar dhe miratuar në komisionin e ligjeve. Është drafti i punuar nga ekspertët në kuadër të reformës në drejtësi, që pas vendimit të Kuvendit që ja kalon këto pr.ligje komisionit të ligjeve është ridepozituar nga Komisioni i Ligjeve. Unë dhe kolegu im hapëm fazën e debatit për pr/ligjin.

Domosdoshmëria e këtij ndryshimi është evidentuar që në dokumentin analitik të sistemit të reformës në drejtësi, si një nga problemet që duhet të gjente zgjidhje në raport me reflektimin e legjislacionit tonë për t’u përshtatur me standardet më të mira evropiane.

Hysi: Detyra jonë bazohet në disa pika: Përafrimi i pr/ligjit me standardet evropiane. Ne shikojmë përputhjen e pr/ligjeve me Kushtetutën, e cila është miratuar në ’98, jo kur është miratuar Kodi i Procedurës Penale. Mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Pr/ligji që është depozituar në emrin tim nuk reflektonte sa duhet protokollin shtesë për ekstradimin. Për këtë arsye, është kërkuar që neni 491 të rishikohet, me qëllim që të jetë në përputhje me protokollin shtesë të ekstradimeve.

Ne nuk kemi bërë asgjë tjetër, veçme kemi transplantuar protokollin shtesë, ku personi i kërkuar mund ose jo të ekstradohet. Ajo që është diskutuar gjatë nga demokratët është fjala ‘falsifikim’, pra që është falsifikuar nga Xhafaj projekti. Kjo nuk është aspak e vërtetë.

Nuk arrij të kuptoj qëndrimin e kolegëve të opozitës, që kanë në emailet e tyre dhe në tavolinat e tyre të punës të gjitha nenet e amenduara dhe të diskutuara. Në këtë kuadër, unë nuk kam çfarë të them tjetër, ligji nuk është falsifikuar, por është përmirësuar.

Manja: Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë kishin përgjegjësi të punonin me draftin e Kodit të Procedurës Penale. Nga momenti i depozitimit të pr/ligjit janë zhvilluar disa herë mbledhje me grupin e punës dhe germa në fjalë e nenit del se është reflektuar nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit. E kuptoj shqetësimin e opozitës, por opinioni duhet ta dijë se ka fakte dhe prova se PD kur ka qenë në pushtet ka aplikuar ligjin në dy standarde.

Më 2007, që ishte në fuqi kodi i vjetër i procedurës penale, kur nuk ishte reflektuar germa ‘f’, PD i jep garanci shtetit turk për ekstradimin e një shtetasi shqiptar. Kjo sepse Konventa Evropiane ka garanci mbi procedurat e brendshme, ndërsa sot Berisha na kërkon llogari. Halli i opozitës është gjetkë, ajo synon të godasë legjitimitetin e reformës në drejtësi, për ta zhbërë atë në bazë. Me këtë sulm, opozita e ka kapur me një nen dhe kërkon të zhbëjë legjitimitetin e reformës në drejtësi, lajthitje juridike e cilësoj unë.

ma.me

Next Post
Tragjike, 19-vjeçarja shqiptare mbyt fëmijën e porsalindur dhe e hedh në mbeturina

Tragjike, 19-vjeçarja shqiptare mbyt fëmijën e porsalindur dhe e hedh në mbeturina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

January 26, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

January 26, 2026
Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

January 26, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut midis unitarizmit dhe demokracisë konsensuale

January 26, 2026
Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

January 26, 2026
E rëndë në Gramsh, kamioni bie në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja. Plagoset rëndë infermierja (EMRAT)

E rëndë në Gramsh, kamioni bie në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja. Plagoset rëndë infermierja (EMRAT)

January 26, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

January 26, 2026
Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

January 26, 2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një e plagosur

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In