• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni hyn sot në fazën finale

by Java News
09/01/2019 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shkup fillon sot faza finale e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka caktuar mbajtjen e seancës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.    

Për miratimin e ndyshimeve kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave në Parlamentin e Maqedonisë, apo 80 deputetë. Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 votat e nevojshme, për çka së fundmi ka pasur takime me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, parti të cilat kanë dorëzuar amendamentet e tyre. Partitë politike shqiptare kanë qëndrime të ndryshme lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nga BDI, thotë se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që çon në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, realizohet synimi kryesor i shqiptarëve, anëtarësimi i vendit në NATO dhe fillimi i bisedimeve me BE-në për antarsim. “Nuk ka proces më të rëndësishëm për momentin për shqiptarët, por edhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë, sesa përfundimi i ndryshimeve kushtetuese që do të hapë rrugë për në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO garanton paqen, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, garanton të ardhmen dhe ne jemi të kënaqur me këtë proces, që rrumbullakson një ëndërr e gjeneratave tona dhe përkushtimin tonë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike”, thotë zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Cili do të jetë fati i amendamenteve të Besës dhe ASH-së?

Për Aleancën për Shqiptarët, ndryshimet kushtetuese që tashmë ndodhen në fazën e fundit për miratim nuk do të sjellin ndonjë ndryshim sa i përket pozitës kushtetuese të shqiptarëve për barazi. “Edhe në këto ndryshime kushtetuese nuk ka asgjë për shqiptarët. Disa modifikime kozmetike që tenton t’i bëjë kryeministri Zoran Zaev, nuk kanë asgjë qenësore. Sërish tentohet që me çdo kusht edhe me ndryshimet e reja kushtetuese , të theksohet se Maqedonia është shtet i kombit maqedonas dhe i grupeve tjera etnike”, thotë Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, e cila së bashku me Lëvizjen Besa, kanë paraqitur disa amendamente për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev ndërkohë ka paralajmëruar se deri në ditën e nisjes së debatit për miratim në Kuvend, do të zhvillojë takime me Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptar, për t’i bindur për rëndësinë që ka miratimi i ndryshimeve, që zgjidh kontestin e emrit me Greqinë dhe i hap rrugën integrimit euroatlantik të vendit. Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 vota në Kuvend në votimin final për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila parasheh ndryshime kushtetuese në Maqedoni.

“Do të bëj gjithçka deri në momentin e fundit për të siguruar shumicën e dy të tretave dhe këtë do t’ia njoftojmë publikut në momentin e votimit, ose do ta ndajmë kënaqësinë, ose do të marrim përsipër përgjegjësinë e gjithë këtij fokusi që e dhamë në integrim. Por, edhe një herë them se jam optimist”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

“Dy partitë opozitare nga blloku shqiptar, deri tani kanë qenë konstruktive në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Një pjesë e sugjerimeve të tyre janë inkorporuar”, ka thënë Zaev.

VMRO-DPMNE kundër ndyshimeve kushtetuese

Partia VMRO-DPMNE në opozitë, paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në votimin e ndryshimeve kushtetuese. Në prag të votimit të fundit mbi ndryshimet kushtetuese, partia “Zëri i Maqedonisë” iu rekomandon deputetëve që të mendojnë me kujdes gjatë votimit për ndryshimet kushtetuese për pasojat që do të rezultonin nga përçarjet e mëdha tek populli maqedonas dhe të mendojnë mirë se nuk ka çmim për humbjen e identitetit.

“Të mos guxojnë t’i fshinë të drejtat tona të fituara, të drejtën tonë për vetëvendosje. A nuk janë të vetëdijshëm se hapin derën dhe për federalizmin e shtetit me kërkesat e vazhdueshme të disa partive shqiptare dhe me preambulën e ndryshuar të kushtetutës. Përgjegjësia është mbi supet e deputetëve. Është momenti i fundit që të mos u nënshtrohen shantazheve dhe premtimeve të rrejshme”, ka deklaruar Solza Gërçeva nga “Zëri i Maqedonis”.

Pasi të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese vendi do të riemërtohet në Republika Veriore e Maqedonisë, me çka përmbushen obligimet e vendit nga Marrveshja e Prespës dhe i mbetet Greqisë të përmbush obligimet e saja, përkatësisht ratifikimin e marrveshjes në kuvendin grek. DW

/a.meta

Next Post
Femrat më të bukura sipas shenjës së Horoskopit

Këto janë 4 shenjat më fatlume të horoskopit, nuk i braktis fati kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In