• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet kushtetuese, Mediu kërkon “ndihmë” nga Meta: Mos harro betimin që bëre në shesh

by A R
14/07/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndezjen e dritës jeshile nga ana e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e cilëson tentativë të Kryeministrit Rama për të vjedhur votat e opozitës në zgjedhje. Mediu thotë se truku i ndjekur përmes heqjes së koalicioneve është antikushtetues dhe çon drejt asgjësimit të djathtën.

“Heqja e mundësisë për koalicione, rritja e pragut elektoral është antikushtetuese, apolitike dhe antieuropiane. Ajo lojë që po bëhet është që minimalisht t’i hiqen mbi 200 mijë vota të djathtës, apo opozitës, për t’i përfituar Edi Rama me dyfish”.

Ndonëse që në krye të herës i ka mëshuar idesë se në marrëveshjen e 5 Qershorit duhet të ishte përfshirë edhe qeveria kujdestare, me vendimmarrjen e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, thotë se dokumenti i dakordësuar nga ndërkombëtarët tashmë ka rënë.

“Dhe nëqoftëse dilet nga kjo është një shkelje flagrante, jo vetëm thjesht e marrëdhënies me opozitën, por me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar. Sekretari i shtetit Pompeu ka kërkuar kodifikimin sa më shpejt të marrëveshjes, por Edi Rama nga një marrëveshje politike do ta shndërrojë në një marrëveshje teknike. Kjo është e papranueshme”.

Përballë asaj që e cilëson si shkelje flagrante të Kushtetutës, kreut të opozitës i kërkon të reagojë sa nuk është vonë, ndërsa Presidentit Meta i kujton betimin e bërë në 2 Mars.

“Detyra e veprimit politik të opozitës është të zgjojë qytetarët për këtë që po ndodh, jo pasi të ketë ndodhur. Pasi të ketë ndodhur nuk do të jetë produktive. Edhe Presidenti i Republikës ka marrë një qëndrim solemn në shesh, përballë qytetarëve që nuk do të lejojë shkelje të kushtetutës dhe Presidenti duhet të marrë qëndrimin e vet”.

Mediu thotë se opozita ka informuar partnerët strategjik për këtë akt të paprecedentë, që sipas tij, acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

/a.r

Next Post
Presidenti Vuçiç e pranon se nuk ka “asnjë zgjidhje fatlume për Serbinë” lidhur me Kosovën

Vuçiç takon përfaqësues të Luginës së Preshevës për formimin e qeverisë, deputetët shqiptarë vendosin kushte për bashkëpunim

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Vrases.U mire jeten 29 njerezve te pafajshem ne Gerdec dhe s,te hyri gjemb ne kembe.Gjymtove dhjetera te tjere.U shkaterrove jeten,pasurine,mundin dhe djersen e nje jete te tere.S,Ke turp? Zhduku nga politikat dhe te hengert dheri Ty,gjakpires i njerezve pa’ faj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In