• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ndryshimet klimatike/ Ja 5 qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur

by Java News
23/02/2020 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngrohja globale, përmbytjet, zjarret dhe të gjitha fenomenet natyrore që po godasin sot botën mbarë nuk janë rezultat i rastësishëm që kanë ardhur nga hiçi.

Përkundrazi! Prej vitesh, ngrohja globale dhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me klimën po kthehen në faktorë kërcënues për shoqërinë dhe njerëzimin që në çdo kohë mund të preket në mënyrë fatale nga këto fenomene.  Një studim i fundit ka zbuluar tashmë se cilat janë pesë qytetet më të rrezikuara në botë për t’u prekur nga ndryshimet klimatike.

Bangkoku, Amsterdami dhe Melburni kryesojnë listën për riskun më të madh nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2050. Rritja e niveleve të detit të shkaktuara nga një rritje e temperaturave globale do të godasë kryeqytetin e Tajlandës më shumë se çdo vit tjetër, thotë Indeksi i Nestpick në parashikimin e tij. Ndikimi do të jetë gati 100 herë më i keq se në qytetet e tjera si Oslo dhe St. Petersburg.

Amsterdami dhe qyteti Ho Chi Minh në Vietnam përballen me nivele të ngjashme të ndikimit, pretendon studimi, i cili përdor një seri projektesh të njohura bregdetare dhe analiza të rrezikut të klimës. Cardiff ishte qyteti i katërt më në rrezik nga ngritja e niveleve të detit dhe Londra ishte e shtata, nga 85 qytetet e marra në analizë.

Melburni, ndërkohë, përballet me kërcënimin më të madh nga nevoja e shtuar dhe disponueshmëria e ujit, zbuloi analiza e Nestpick.

Shumë vende që tashmë janë mjaft të nxehta në verë, rritja edhe më shumë e temperaturave do t’jua bëjë jetën më të ashpër edhe në mjediset me ajër të kondicionuar. Nestpick thotë se planifikuesit e qyteteve do të duhet të mësohen me ndryshimet e parashikuara në mënyrë që të vazhdojnë jetën normalisht.

Omer Kucukdere, themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Nestpick, tha: “Një numër i qyteteve  do të pësojnë ndryshime më drastike në klimë gjatë tre dekadave të ardhshme. Janë disa nga destinacionet më të njohura me migrantë që kërkojnë mundësi jashtë vendit. Ndërsa, Agjensia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikon të shpenzojë miliarda për të trajtuar përmbytjet në Londër.

Shumë kombe mund të mos kenë kapitalin për të vendosur masa të tilla të shtrenjta, ose as nuk mund të mbështesin idenë e financimit të masave  për këto lloj situatash të paparashikuara”.

Studimi zbuloi se qyteti që do të përballet me rritjen më të lartë të temperaturës nga viti 2020 deri në 2050-ën ishte Ljubljana në Slloveni, ku mesatarja e temperaturave do të rritet me 3.53C.

Qyteti i pestë është New Orleans në SHBA, ku të tjera kërcënime klimatike pritet që ta godasin këtë vend vit pas viti./

Next Post
Seria A-Koronavirusi/ Anulohen tre ndeshje, shtyhet edhe Inter-Sampdoria

OBSH: Situata me coronavirusin në Itali mbetet mister

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In