• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndryshimet e TVSH-së për telekomunikacionin dhe ndërtuesit

by A R
27/05/2017 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Fletoren Zyrtare Nr.123, datë 26 Maj 2017, është publikuar Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr.15, datë 18.5.2017 “Për disa ndryshime në udhëzimin nr.6, datë 30.1.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve, ndryshimet hyjnë në fuqi që nga data e botimit në Fletoren Zyrtare si më poshtë:

-Së pari, i jepet e drejta Operatorëve kryesorë të telekomunikacionit që të mund të zgjedhin të aplikojnë furnizimin e kartave të parapaguara, ose kohës bisedore nëpërmjet kodeve tarifore, ose paketave të parapaguara, me anë të distributorëve /furnizuesve të ndërmjetëm, duke zbritur direkt në faturë vlerën e ndërhyrjes në treg (komisionin), për të gjithë distributorët/furnizuesit e ndërmjetëm.

Deri sot, nuk parashikohej e lejohej një veprim i tillë.

-Në këtë rast operatorët kryesorë llogarisin dhe paguajnë TVSH për vlerën e plotë të kartave të parapaguara, ose të kodeve tarifore/paketave tarifore të telekomunikacionit, që ata u furnizojnë distributorëve/ndërmjetësve të tyre.

-Operatori kryesor zbret direkt në faturë vlerën e ndërhyrjes në treg për të gjithë furnizuesit e mëvonshëm pa ndikuar TVSH-në e llogaritur, si më lart.

-Distributorët/furnizuesit e ndërmjetëm nuk kanë të drejtë të zbresin vlerën e TVSH-së së faturuar nga operatorët kryesorë për furnizimin e kryer, përsa ata nuk kanë të drejtë të aplikojnë TVSH për furnizimet e mëtejshme të kryera në fazat pasardhëse.

-Distributorët/furnizuesit e ndërmjetëm duhet të lëshojnë faturë tatimore pa llogaritur TVSH, në të cilën çmimi i këtij furnizimi është i barabartë me çmimin përfundimtar (përfshirë TVSH-në) për konsumatorin final, të faturuar prej operatorit kryesor në momentin e furnizimit të këtyre produkteve.

-Në çdo faturë të lëshuar në furnizimet e mëtejshme nga distributorët/furnizuesit e ndërmjetëm do të zbritet vlera e ndërhyrjes në treg të hallkave pasardhëse.

Operatori kryesor që zgjedh të aplikojë këtë mënyrë furnizimi,duhet paraprakisht të depozitojë në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse një deklaratë me shkrim, sipas së cilës të shprehet zgjedhja e dëshiruar.

Operatori kryesor, detyrohet ta bëjë këtë mënyrë furnizimi, për të gjithë distributorët/furnizuesit e tij të ndërmjetëm dhe për një periudhë jo më pak se 12 muaj të njëpasnjëshëm.

Gjithashtu, nëse operatori kryesor heq dorë nga kjo mënyrë furnizimi e dokumentimi, atëherë ai duhet të njoftojë paraprakisht organin tatimor.

Vëmendje:

Qarkullimi i distributorit/furnizuesit të ndërmjetëm në përputhje me nenin 119 të ligjit të TVSH-së, llogaritet në bazë të çmimit gjithsej që duhet të paguajë blerësi (konsumatori final) për shërbimet e mësipërme.

-Së dyti, përcaktohet edhe me Udhëzim (ndryshim i bërë më parë me një Vendim të Këshillit të Ministrave), e drejta e një furnizuesi(shitësi të ndërtesave) për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimet e ndërtesave, të cilat sipas ligjit të TVSH-së janë të përjashtuara.

-Së treti, pavarësisht të drejtës për të zbritur TVSH lidhur me gazoilin e blerë, personat e tatueshëm, do të duhet që konsumin e tij, ta justifikojnë me volumin e punës së kryer, rrugët e realizuara nga mjeti/et, normativat e konsumit të gazoilit për rrugë ose proces të kryer, etj. Në çdo rast, këto shpenzime duhet të jenë të kryera realisht dhe të justifikuara sipas veprimeve te realizuara për nevoja të veprimtarisë ekonomike, të provuara me dokumentacionin përkatës, por jo më shumë se normativat e përcaktuara në këtë udhëzim”.

-Së katërti, hiqet kushti që çdo faturë blerje të jetë mbi 10.000 lekë, për të përfituar rimbursimin nga diplomatët, organizatat ndërkombëtare, NATO.

-Së pesti, hiqet kushti që e drejta e personit të tatueshëm që të përdorë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrimeve, kufizohet nga numri i klientëve të tij. /Monitor/

Next Post
Gjermania pa bujë po e krijon ushtrinë evropiane

Gjermania pa bujë po e krijon ushtrinë evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In