• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime në qeveri? Rama: Flasim më 28 Dhjetor! Kemi shumë për të korrigjuar

by A R
24/12/2018 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka folur pas mbledhjes së kryesisë që ka zgjatur më shumë sesa 5 orë në selinë rozë.

Kreu i mazhorancës nuk konfirmoi ndryshime në qeveri, por tha se më 28 Dhjetor në Asamble do të diskutohet edhe kjo çështje.

Ai u shpreh se protesta e studentëve ishte një shuplakë për qeverinë ndërsa pohoi se mazhoranca nuk është e pagabueshme dhe se zëri qytetarëve duhet të dëgjohet akoma më shumë.

Fjala e plotë e Ramës:
Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm në kuadrin e një procesi të premtuar reflektimi, që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve, por është në ADN-në tonë dhe është një tjetër shprehje e vetëdijes se çdo ditë ka gjëra për të përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm, përkundrazi dhe se mbi të gjitha në vakumin e madh të lënë nga opozita, në mungesën e një opozite të besueshme, është një sfidë më vete që të vetëkorrigjohemi në vijim.
Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë, ku shoqëria dhe zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe të gjejë dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë më të natyrshme dhe në mënyrë më të dobishme në shoqëri.
Kur them Partia, kam parasysh të gjithë bazën e veprimtarisë sonë dhe të përfaqësimit tonë sepse në fund të fundit, të gjithë forumet dhe të gjitha mekanizmat përfaqësues, qoftë Parlamenti apo qeveria, janë drejtpërdrejtë të lidhura me raportin e krijuar në terren mes njerëzve.
Kemi shumë për të korrigjuar dhe shumë për të përmirësuar dhe është një proces pozitiv.
Kemi diskutuar edhe për protestën, arsyet, faktorët, dobishmërinë e madhe të protestës dhe për domosdoshmërinë që ne ta mishërojmë ashtu siç duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste dhe që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë, të cilët i thonë vetes apolitikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten. I kanë dhënë një shuplakë qeverisë, unë e kam thënë edhe më parë. Po ashtu, siç kam thënë edhe po bëjmë që protesta ka dinamikën dhe trajektoren e vet, ndërsa reflektimi ynë i domosdoshëm pas asaj shuplake do të vazhdoje dhe do të thellohet në funksion jo vetëm të studentëve, por në funksion të të qenit të denjë dhe në lartësinë e ambicieve, por edhe të shqetësimeve të shoqërisë.
A do të bëni ndryshime në qeveri pas këtij reflektimi?
Çdo gjë hap pas hapi. Ju e dini që unë nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Nga ana tjetër, unë di gjithmonë radhën e lëvizjeve pasi gjithmonë mendohem gjatë përpara se sa të bëj çdo lëvizje. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi sepse ne e kuptojmë se ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve të padiskutueshme që janë arritur njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe në këtë aspekt ne kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona. Gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë, punojnë dhe që përpiqen të spostohen nga diku në diku tjetër dhe të marrin përsipër sfidat si sfidat që ne kemi marrë përsipër, por e rëndësishme është që të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara.
Ajo që është e sigurt është që e kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës.
Do të mbledhim Asamblenë Kombëtare dhe do të flasim përsëri.

/a.rada

Next Post
Hashim Thaçi: Themelimi i ushtrisë nuk do ndalet

Thaçi: Qeveria të rrisë pagat për ushtarët e FSK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In