Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka patur ndryshime në kabinetin qeveritar. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të emërojë në postin e zv.Ministres së Shëndetësisë mjekne infeksioniste Entela Ramosaçaj (Kolovani).
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama mbledhja e qeverisë është drejtuar nga zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.
Vendimi:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
/e.d