Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.
Mësohet se me firmën e Gledis Nanos, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj është shkarkuar nga detyra.
Në vend të Vocajt, është emëruar Neritan Nallbati.
Ndërsa Tonin Vocaj është emëruar zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë, në vend të Albert Dervishajt.
Ky i fundit mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.
g.kosovari