Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në policinë e Lezhës dhe atë të Kukësit.
Drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, është transferuar në Kukës.
Ndërkohë kryepolici i Kukësit, Zef Laska është emëruar në Lezhë.
Nuk dihet ende arsyeja e këtyre lëvizjeve, ndërkohë që kujtojmë se pak ditë më parë u pezullua nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikollaj, i dyshuar si i përfshirë në kultivimin e kanabisit.
g.kosovari