• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

by A R
16/01/2026 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministrja e Arsimit, Orjana Osmani në “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka sqaruar të gjitha ndryshimet që ka pësuar Matura Shtetërore 2026.

Osmani bëri me dije se nxënësit të cilët rezultojnë mbetës në një apo dy lëndë gjatë vitit shkollor, do t’iu nënshtrohen provimeve të sezonit të vjeshtës dhe vetëm pas marrjes së tyre do hyjnë në Maturën Shtetërore. Ndërsa nxënësit që do të jenë mbetës në tre provime dhe nuk do arrijnë t’i marrin dot, do të duhet të përsërisin vitin shkollor.

“Rregullorja e Maturës Shtetërore pothuajse gjatë gjithë viteve përjeton ndryshime për të përmirësuar procesin e maturës. Ajo që vihet re këtë vit, ka të bëjë me komunikimin publik të nxënësve që nuk e marrin Maturën Shtetërore në momentin që mbeten mbetës në 1-2 apo 3 lëndë.

Në rastin se ata rezultojnë mbetës në 1 apo 2 lëndë gjatë gjithë vitit shkollor ata do duhet ti nënshtrohen këtyre provimeve gjatë sezonit të vjeshtës dhe më pas do hyjnë në maturën shtetërore në sezonin e dyte. Në rast se nuk arrijnë të marrin 3 lëndë, ata e humbin vitin shkollor dhe do duhet të përsërisin”, deklaroi zv.ministrja.

Kjo e fundit sqaroi se emrat e nxënësve që nuk do të arrijnë të futen në provimet e Maturës Shtetëore do të bëhen me dije në muajin maj nga drejtuesit e shkollave.

“Ky proces duhet të deklarohet më herët se vitet e tjera nga drejtuesi i shkollës i cili bën dhe heqjen përfundimtare të emrave të tyre në tabelën ku vendosen emrat e të gjithë maturanteve. Në muajin maj do duhet të deklarojnë listën e nxënësve.

Jemi në muajin janar, deri në muajin maj ka edhe dy semestra dhe ti japin forca dhe të marrin notat e merituara.

Ne kemi dashur të rrisim përgjegjësitë që shërbejnë maturën shtetërore. Kjo është një e drejtë e domosdoshme, të garantojmë barazi për të gjithë maturantët.

Ka shumë aktorë që realizojnë maturën shtetërore. Një maturant mund të mos jetë i vëmendshëm ndaj rregullores së maturës shtetërore, por iu takon përgjegjësve që të bëjnë të ditur me çfarë do duhet të përballen kur nuk e respektojnë rregulloren e Maturës Shtetërore”, theksoi Osmani.

Duke u ndalur më tej te dalja në rrjete sociale apo media e tezave nga nxënësit gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore, Osmani theksoi se ka pasur raste, por nuk e kanë cënuar integritetin e Maturës Shtetërore.

Ajo nënvizoi se, në momentin që nxënësi kapet me celular ai përjashtohet nga provimet e Maturës Shtetërore, duke mos pasur të drejtën e plotësimit të degëve për në Arsimin e Lartë.

“Kur flasim për daljen e tezave, nëse do dilte teza para fillimit të provimit, do ishte vërtet një problem dhe do kishte dhe përgjegjësi më të shtuara.

Teza e Maturës Shtetërore ka një proces, ajo hartohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe shpërndahen në një ditë të caktuar ku shoqërohet nga Posta dhe Policia.

Ka pasur raste, por ato nuk e cenojnë integritetin e Maturës Shtetërore. Ka patur dhe penalizime.

Në momentin që nxënësi kapet me celular ai përjashtohet nga provimet e Maturës Shtetërore duke rrezikuar të ardhmen”, theksoi Osmani.

Next Post
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In