• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime në ligjin për sektorin minerar, parashikohen lehtësim procedurash për operatorët

by S T
01/11/2024 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pritet të lehtësohen procedurat ligjore e operatorëve që ushtrojnë veprimtari minerare në vend.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës publikoi për konsultim publik, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara pritet t’i japin zgjidhje disa prej problematikave kryesore të evidentuar, më parë në këtë sektor.

Sipas relacionit, me qëllim nxitjen dhe inkurajimin e veprimtarive të kërkim-zbulimit për shtimin e potencialit të rezervave minerare, veçanërisht atyre deficitare në rajon dhe BE, në draft është parashikuar dhënia e lejeve të kërkim-zbulimit me procedurë të hapur.

Procedura vlen për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik si dhe ato zona për të cilat ka informacion gjeologjik, por ka interes për studim më të hollësishëm dhe besueshmëri më të larte në lidhje me të dhënat për zonën.

Shoqëritë minerare të licensuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, për shkak të problematikave të ndryshme, kanë të drejtë të kërkojnë pezullim të përkohshëm të veprimtarisë së shfrytëzimit.

Aktualisht ligji nuk ka të përcaktuar një afat kohor për pezullimin e veprimtarisë. Për këtë arsye në draftin e ligjit është përcaktuar e drejta për të kërkuar pezullim deri në 1 vit, e cila vlerësohet nga struktura përgjegjëse dhe miratohet nga ministria.

Duke qenë se 3 vitet e para të veprimtarisë minerare janë kryesisht vitet kur kryhet investimi, është përjashtuar mundësia e pezullimit në këto tre vite.

“Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 888, datë 27.12.2022 “Për rastet e dhënies në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, procedurat dhe dokumentacioni përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre”, përcaktohet se:

“ 1. Personi fizik ose juridik, që kërkon të kryejë procedurën për ndryshimin e kategorisë së përdorimit dhe pakësimin në volum të një sipërfaqeje nga fondi pyjor kombëtar, bën kërkesën nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.”

Për këtë arsye në projekt akt është hequr parashikimi për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës nga zotëruesi i saj në ministrisë përgjegjëse për veprimtarinë minerare”, citohet në relacion.

Një nga problematikat e hasura gjatë zbatimit të veprimtarisë minerare është fakti që vlerësimi i vlerës së garancisë së rehabilitimit kryhet në momentin e marrjes së lejes minerare.

Në përfundim të afatit të vlefshmërisë së lejes minerare vlera reale e rehabilitimit është më e lartë se ajo e parashikuar, për këtë arsye në projekt akt është parashikuar përditësimi i kësaj vlere sipas çmimeve të tregut.

Ligji minerar ka parashikuar detyrimin e shoqërive minerare që në përfundim të afatit të lejes minerare të rehabilitojnë zonën në të cilën kanë kryer veprimtarinë, por nuk ka të përcaktuar afatin se për sa kohë duhet të kryhet ky rehabilitim. Për këtë arsye në këtë projekt akt u parashikua një afat deri në 18 muaj për kryerjen e rehabilitimit.

Gjithashtu në draft është parashikuar se në rast zotëruesi i lejes minerare ka braktisur zonën e lejes për 18 muaj, garancia e rehabilitimit e depozituar kalon në favor të shtetit.

Monitorimi i vazhdueshëm i veprimtarisë minerare të zotëruesve të lejeve minerare, nëpërmjet strukturave përgjegjëse, është shumë i rëndësishëm. Për të përmirësuar këtë shërbim në projekt akt është parashikuar që 60% e të ardhurave nga gjobat për shkeljet administrative t’u shkojnë strukturave që kanë verifikuar shkeljet./Monitor

Next Post
Protestat e serbëve në Veri “zhvendosen” në Kuvendin e Kosovës

“Kosova nuk ecën dot përpara pa SHBA”, ish-kreu i Odës Ekonomike: Kufizimet ndaj mallrave serbe? Kalkulim i gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In