Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes.
Në këtë detyrë është emëruar Blerina Abrazhda e cila do të mbajë postin e zëvendësministres.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.