• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime dramatike temperaturash në të gjithë botën, Tirana 4 gradë më shumë në pak vite

by Java News
15/07/2019 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 8 në 10 qytete në botë do të përjetojnë ndryshime dramatike, sa i përket temperaturave, sipas studimit të 520 qyteteve kryesore të botuara në revistën shkencore britanike Plos One.

Tirana nuk bën përjashtim. Përkundrazi, është në qytetet që do kenë rritje të ndjeshme të mesatares së temperaturave në të gjithë stinët e vitit. Sipas studimit, në kryeqytetin shqiptar deri në 2050, do të rriten me thuajse 4% temperaturat.

E gjithë situata në Europë duket se do të ndryshojë ndjeshëm, sikur të dhënat e hartës tregojnë qytetet kryesore të ngjyrosura me të kuqe. Veçohet Lubjana, kryeqyteti i Sllovenisë, e cila parashikohet të ketë ndryshimin më të lartë sa i përket temperaturave, me rreth 15 gradë rritje.

Studimi nënvizon se, nga 2050 qytete të ndryshme të botës do të bëhen më të nxehta, sidomos gjatë dimrit dhe verës. Sezonet e lagështa do të jenë më të thata dhe sezonet e thata do të thahen edhe më shumë. Analiza tregon se 77% e qyteteve në mbarë botën do të përjetojnë një ndryshim të habitshëm të kushteve klimatike, me 22% që do të hasin kushte që aktualisht nuk ekzistojnë.

Zhvendosja më dramatike do të ndodhë në qytete më veriore, me klimën e tyre në vitin 2050, që do i ngjajë klimës së sotme të qyteteve mbi 1.000 kilometra në jug. Në Evropë në veçanti, qytetet do të jenë 3,5 ° C më të ngrohtë në verë dhe 4,7 ° C në dimër. Kjo do të thotë që Londra, për shembull, do t’i ngjante Barcelonës së sotme, Moska- Sofjes së sotme, Stokholmi- Vjenës së sotme, shkruan ‘monitor’.

Rajonet tropikale do të përjetojnë ndryshime më të vogla në temperaturë, por ndryshimet konsistojnë në reshje me muajt më të lagësht me 5% dhe muajt më të thatë do jenë 14% më të thatë. Në përgjithësi, tropikët do të bëhen më të thata dhe thatësirat më të rënda. Megjithatë, këto parashikime duhet të konsiderohen si rasti më i mirë dhe përmbajnë një përqindje të lartë të pasigurisë, pasi nga 22% e qyteteve që do të përjetojnë kushte të reja klimatike, 64% janë të vendosura në tropikë.

Studimi tregon se, Madridi do të shndërrohet si Marrakesh i tanishëm deri në vitin 2050, dhe Stokholmi si Budapesti.

Mungesa e ujit do të ndikojë në shumë qytete në klimë të butë si rezultat i ngrohjes globale, e cila parashikohet të jetë deri në 3.5 gradë C në qytetet evropiane në verë dhe 4.7 gradë C në dimër.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Vërshimi i ujit rrëmbeu familjen nga Lushnja, 105 turistë brenda në Kanionet e Holtës, si u shpëtuan 4 fëmijët

VIDEO/ Vërshimi i ujit rrëmbeu familjen nga Lushnja, 105 turistë brenda në Kanionet e Holtës, si u shpëtuan 4 fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmia ime për 21 Janarin

Dëshmia ime për 21 Janarin

January 20, 2026
VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

January 20, 2026
Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

January 20, 2026
Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

January 20, 2026
Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In