• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ndriçim Xhepa s’i ka asnjë borxh shoqërisë, përkundrazi…

by A R
13/07/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Në harkun kohor të këtyre 2 ditëve, një prej personaliteteve më të spikatura të artit shqiptar në fushën e aktrimit, Ndriçim Xhepa, është bërë objekt i një furie goditjesh në nivel aspak etik për 2 elementë: 1) që kërkoi të ndërtohej një Teatër i ri në vend të atij ekzistues; 2) që jeton dhe mban familjen duke u kujdesur dhe si administratoir i pallatit ku ai banon.

Sa i përket opinionit që ai ka në lidhje me Teatrin, është e drejta e tij si një nga aktorët e shquar shqiptarë që ka luajtur në atë më skenë më shumë se të gjithë ata të marrë së bashku që dalin në rrugë të dirigjuar politikisht, që të shprehet pro ose kundër. Për këtë ai s’mund të bëhet objekt tallje, shpotie, ironie dhe aq më keq ta lidhësh atë me ‘mafien e drogës’ e gjithë farë akuzash të shëmtuara nga pikëpamja njerëzore.

Diferenca mes Xhepës dhe atyre që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit të ri është si nata me ditën. Pjesa dërrmuese e atyre janë aktorë estradash nëpër ekrane televizive të nivelit mediokër që fyejnë dhe atë brez aktorësh amatorë që ngritën në dekada gjininë skenike të humorit. Ndriçim Xhepa është aktor që i bën nder çdo vendi në hapësirë dhe në kohë dhe që ka thithur pluhurin e skenës së teatrit për vite mne rradhë deri sa ka rrezikuar edhe shëndetin e tij. Eshtë i pakrahasueshëm edhe në një nivel tjetër që ka të bëjë se ai bashkë me një grup aktorësh të rinj përgjatë viteve 80 sollën në skenë dhe ekran interpretimin modern të shumë personazheve në kinema dhe teatër duke shembur barrierat e politizuara në aktrim dhe duke e bërë më perëndimorë interpretimin.

Eshtë tërësisht e panevojshme të sjellësh në mëndje galerinë e tij të mbushur plot me personazhe, të cilën do ta kishin zili jo vetëm aktorët e sotëm, por dhe brezat që vinë. Mjafton të sjellësh në vëmendje një citim të aktorit të famshëm shqiptar Vangjush Furrxhiu, i cili në fund të viteve ’80 u shpreh se “Ndriçim Xhepa ka vënë në mendime të gjithë interpretimin skenik e filmik të artit shqiptar”.

Së dyti, në një shoqëri të traumatizuar nga banaliteti politik dhe lufta e pamëshirshme për të plaçkitur çdo pasuri në Shqipëri nga kastat politike influente në pozitë dhe opozitë, të mbijetosh është bërë një mision i vështirë. Shpesh i pamundur. Çdo ditë jepen lajme për vetëvrasje pa dallime esenciale moshash si pasojë edhe e niveleve të kushteve të këqia ekonomike. Ana depresive e shoqërisë sonë s’mund të fshihet as me rrugë të reja, as me flukse turistësh apo qoftë dhe me ndërtimin e një Teatri të ri. Buxhetet familjare vijojnë të jenë të tkurrura, pabarazia shoqërore sa vjen e thellohet, ndërsa injoranca në administratën shtetërore është bërë kriter për punësime në nivelet më të larta.

Çfarë duhet të bëjë një njeri që gjithë jetën është përpjekur të jetoj me punën e mundin e tij në një shtet që ka ikur në drejtim të paditur për t’u marrë me problematikat sociale? Shqetësimi i vetëm i qeverisjeve janë një kastë biznesmenësh që rrjepin si mundin e ku të duan nga pasuritë kombëtare pa i kthyer thuajse asgjë shoqërisë shqiptare.

Ndriçim Xhepa mund ta kishte shumë më të lehtë dhe për shkak të staturës së tij, për të penetruar në këtë vorbull që prodhon para të zeza e gri, për të siguruar mjaftueshëm një jetë më të mirë se ajo që ka. Por natyrisht ai i ka besuar instiktit të tij që nëpërmjet punës që ai bën, qoftë dhe administrator, për të mbajtur në këmbë ekonominë familjare. Eshtë e pakonceptueshme se si mund të fyhet dikush që bën një punë dhe nuk e ndyn veten për të marr një para që nuk e meriton. Çdo punë e ndershme është fisnike. Por në një vend ku hajduti nderohet madje dhe votohet natyrisht që Xhepa tingëllon si paradoks.

Ai nuk i ka asnjë borxh shoqërisë shqiptare. Madje shoqëria është në borxh me të, pasi shijon ende filmat e tij dhe ai nuk merr dot asnjë kacidhe. Qindra televizone nga mëngjesi deri në darkë, kombëtare dhe lokale, në platforma dixhitale me pagesë, japin filma të tij dhe ai sërish nuk merr asnjë kacidhe. Atëhere çfarë borxhi ka ai? Historia e këtyre 27 viteve të fundit është një histori përbaltjesh të shumë personaliteteve. Xhepa ishte i fundit në rradhën e gjatë. Por natyrisht një përbaltje pa asnjë efeklt tek qindra mijëra shqiptrarë, të cilët vijojnë të ndjekin me kërshëri punën e tij të pashpërblyer si duhet në film dhe në teatër. javanews.al

Next Post
VIDEO/ Përplasja mes bandave, i riu qëllon me pistoletë burrin që rrokulliset në asfalt

VIDEO/ Përplasja mes bandave, i riu qëllon me pistoletë burrin që rrokulliset në asfalt

Comments 1

  1. Koment says:
    7 years ago

    Shyqyr Zotit qe foli vetë I zoti punës, e të shkoi apologjia ty kot.
    Sa për dijeni, nuk kërkoi teatër të ri.
    Ti për vete, je për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

December 26, 2025
Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

December 26, 2025
INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy qytetet me shifrat më të larta

“Turizmi, lokomotiva e rritjes ekonomike”, Civici rendit problematikat: Alarm për…

December 26, 2025
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

December 26, 2025
Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

December 26, 2025
GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

December 26, 2025
“Kuqezinjtë bënë kthesën nën drejtimin e Sylvinho”, Reuters: Shqipëria mund të jetë surpriza e “Euro 2024”

Sylvinho për rrugëtimin drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

December 26, 2025
Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

December 26, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A është model suksesi Berisha në përballjen me SPAK?

December 26, 2025
Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com