• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndreu: Qeveria nuk rrëzohet me revolta militantësh

by A R
15/02/2019 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qeveritë bien me revolta popullore dhe jo me revolta militantësh. Maksimumi ata mund të ngrenë çadra. Është tjetër gjë revolta popullore dhe tjetër gjë protesta e opozitës”.

Kështu u shpreh sot deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu për protestën e paralajmëruar të opozitës e cila do të mbahet ditën e shtunë, duke theksuar se protestuesit do të largohen ashtu siç edhe erdhën.

“Opozita i ka kapacitetet për të bërë një protestë, por si do vijnë, ashtu edhe do shkojnë. Janë të pazotët dhe vetëm mund të bëjnë ndonjë rrëmujë. E vetmja gjë ndryshe është se këtë drejtuesit e opozitës mundohen me larë duart dhe me thënë se ne nuk kemi gjë në dorë. Pasqyra ku lexoi veten opozita ishte protesta studentore, dhe aty ajo as tentoi të afrohej. Krebiliteti i drejtuesve të opozitës është shumëfish më poshtë se i qeveritarëve tanë. Po të dalësh për hallet e popullit duhet të kesh halle vetë. Por këta jetojnë në superlluks dhe kjo nuk është e moralshme dhe njerëzit nuk kanë pse t’u vijnë pas këtyre”, – theksoi Ndreu.

Duke u ndalur te opozita, deputeti i PS bëri me dije se qëllimi i partive opozitare është që të pengojnë Reformën në Drejtësi, e cila sipas tij është në një rrugë të pandalshme.

“Këta duan të zhbëjnë Reformën në Drejtësi, e cila është e pandalshme dhe që do të penalizojë shumë politikanë. Reforma në Drejtësi do të presë pemën e kalbur të politikës, është drejtësia që do të shkojë në vend, duke pastruar togat e zeza. Këta tani tentojnë të kapin ndonjë karrige dhe të pengojnë Reformën në Drejtësi. Le të bëhemi gati të përballemi dhe të mos krijojmë trazira”, – vijoi ai.

I pyetur për angazhimin e 1500 forcave të policisë, deputeti Ndreu theksoi se policia është një hallkë e ndërmjetme, e cila merr masat e duhura për mbarëvajtjen e protestave, dhe që sipas tij ditën e nesërme do të jetë në lartësinë e duhur.

/a.rada

Next Post
Haradinaj në Tiranë: Ata që flasin për korrigjim kufijsh, janë të paguar

Taksa 100%, Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Brukselit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In